Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa sot ka marrë shtetësinë e Kosovës.
“Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” ka shkruar Osmani në Facebook.
“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë.”
“Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!,”ka shkruar ajo. Dua Lipa ka lindur në Britani të Madhe nga prindërit kosovarë, të cilët u shpërngulën atje gjate viteve të ’90-ta.
Dua qe kthyer si e vogël në Kosovë, por prapë shkollen e mesme e ka vazhduar në Londër. Ajo njihet si një nga këngëtaret më të famshme botërore.
Dua Lipa do të mbajë nesër më 1 gusht koncert në kuadër të Sunny Hill Festival, i cili mbahet nga 1-3 gusht në Bërnicë, afër Prishtinës.