katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Për tejkalim të krizës, Osmani propozon zgjatje buxhetore
    7 hours ago
    Osmani: Detyrë kushtetuese t’i evitojmë zgjedhjet e reja
    8 hours ago
    MKRS mbështet Festivalin e Këngës
    8 hours ago
    Përfundon takimin me liderët politikë, nuk ka shumicë parlamentare për qeveri të re
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Instrumente të reja muzikore për 29 institucione kulturore dhe arsimore në Kosovë
    11 hours ago
    Kirurgët turq sjellin përvojë të avancuar në Klinikën Torakale në Prishtinë
    12 hours ago
    Paga minimale 500 euro, rritet në dy hapa nga janari në korrik 2026
    12 hours ago
    Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” rifunksionalizohet për aktivitete
    14 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Familja e Michael Jacksonit dëshiron që premiera e filmit të tij të shfaqet aty ku ai planifikoi koncert
    8 hours ago
    Asnjë këngë rap në Top 40 për herë të parë pas 35 vitesh
    1 day ago
    Festivali i Këngës në RTK rikthehet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    2 days ago
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    5 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    5 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 week ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    3 days ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    1 week ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Chefchaouen, qyteti që është lyer i gjithi me blu
    10 hours ago
    110 mijë vizitorë në Apoloni
    1 day ago
    Coober Pedy – qyteti australian ku jeta zhvillohet nën tokë
    1 day ago
    TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mjeshtëria romake e ndërtimit me beton rezistent e më pak emisione CO2
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Mjeshtëria romake e ndërtimit me beton rezistent e më pak emisione CO2

Last updated: 10/02/2023 3:12 PM
236 Shikime
Shpërndaje

Betoni që ripërtërihet vetë përbën bazën e trashëgimisë arkitektonike të Romës antike. Një studim i ri tregon si mund të përdoret ky material çudibërës për të përgatitur ditëve të sotme betone më të qëndrueshme.

Në “Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perëndia Jupiter profetizon se Enea, një hero që i shpëton rënies së Trojës, do të marrë si dhuratë një perandori, fundi i së cilës nuk vjen kurrë. Kjo perandori ka qenë Perandoria Romake.

Ideja e krijimit të trashëgimisë kulturore të një perandorie të përjetshme ka pasur rëndësi shumë të madhe për Romën, gjë që nuk e tregon asgjë tjetër më shumë se sa e tregojnë projektet e mëdha të ndërtimit.

Mundesh me e lexu edhe…

“Ideja e krijimit të një kujtese ka qenë vërtetë e rëndësishme për Romën antike, ka qenë baza e fuqisë së saj. Ndërtesat si harqe dhe tempuj kanë qenë mbase kujtesat më të rëndësishme pamore, të krijuara nga perandorët dhe gjeneralët. Trashëgiminë e tyre ata e çimentuan në histori”, i tha Deutsche Welles, Hannah Platts, një historiane nga Universiteti Royal Holloway në Londër.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Betoni romak ka qenë kryesorja në këtë trashëgimi, ka përbërë shprehimisht dhe simbolikisht themelin e pushtetit të Romës. Dhe ndërkohë që ndërtesat romake janë të famshme për mozaikët dhe mermerin, betoni, me modestinë e tij, është gjeniu i vërtetë.

Betoni romak është material i qendrueshëm. Llojet moderne të betonit krisen dhe shpërbëhen brenda disa dekadave, kurse betoni romak ka mbajtur në vend pallate, ura dhe tempuj për mijëra vjet. Materiali i ndërtimit është ai që bën që ndërtesa si Koloseumi të jenë në këmbë edhe sot. Romakët kanë pas eksperimentuar për shekuj me betonet, por hov zhvillimi morri vetëm në shekullin e parë para erës sonë.

“Ka qenë koha e novacioneve me llaçin dhe betonin,” thotë Riley Snyder, një inxhinier ndërtimi në Universitetin e Edinburgut, në Mbretërinë e Bashkuar. “Ata e dinin se nëse i shtonin llaçit qeramika të thyera, atëherë rritej rezistenca e betonit kundër aktiviteteve sizmike, ose shtimi i hirit të vullkaneve e bënte betonin më të qendrueshëm.”

Kjo teknologji revolucionarizoi arkitekturën. Duke pasur beton të fortë, arkitektët arritën të ndërtonin ndërtesa më të mëdha dhe më të rafinuara. “Betoni romak bëri të mundur ndërtimin e harqeve dhe kupolave, të cilat ndryshuan për gjithnjë arkitekturën. Harqet masive përreth Koloseumit, për shembull, janë bërë me beton të derdhur”, thotë Snyder.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por shembulli më i mirë për përdorimin gjenial të betonit është ndërtesa e Panteonit, një tempull ndërtuar në Romë nga viti 113 deri në vitin 126 të erës sonë. “Arkitektët e dinin se për të ndërtuar një ndërtesë kaq të madhe, duhet të përdornin përzierje më të rënda betoni poshtë, në dyshemenë e ndërtesës dhe përzierje më të lehta betoni lart, në krye, kështu që ndërtesa fillon të bëhet më e lehtë me rritjen e lartësisë”, thotë Platts.

Pse është betoni romak më i qëndrueshëm nga betonet e tjera? Admir Masic, një inxhinier ndërtimi në Institutin e Teknologjisë në Masaçuset të SHBA-së, i tha Deutsche Welles se kjo ka të bëjë me përdorimin e hirit vullkanik, marrë nga malet e Vezuvit ose Entas. “Romakët i shtonin përzierjes së llaçit hirin vullkanik”, thotë Masic. “Kështu krijohet një material i jashtëzakonshëm ndërtimi, i cili është në gjendje të ripërtërihet vetë mbasi çahet. Ju mund të çani në dysh një copë betoni dhe ai ringjitet pas dy javësh, po t’i hedhësh ujë.”

Aftësia vetë-ripërtëritëse është veçanërisht efektive në ujin e kripur të deteve. Kjo i ndihmoi romakët të ndërtonin porte detare të forta dhe objekte nënujore portesh përgjatë Mesdheut, si ato të Cezaresë në Izraelin e sotëm.

Atëherë, pse nuk përdorim ne sot betonin romak? Për fat të keq, receta për përgatitjen e betonit që ripërtërihet vetë ka humbur gjatë kohërave dhe nuk dihet kur është përdorur ekzaktësisht për herë të fundit, para se ky material ndërtimi të zhdukej. Shkencëtarë si Masici janë marrë me studimin e betonit dhe llaçit romak për të kuptuar pse ky material është kaq i fortë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Studimi më i fundit i Masicit, më 6 janar 2023, në revistën Science Advances, tregon se qendrueshmëria e materialit mund të ketë të bëjë me mënyrën e përzierjes së llaçit. “Studimet tona tregojnë se romakët kanë përdorur një proces të quajtur “përzierje e nxehtë” e gëlqeres, hirit vullkanik dhe ujit”, thotë Masic.

Ky proces i përzierjes së nxehtë krijon të ashtuquajturat klasta (petëza) gëlqerore, të cilat gjenden kudo në përbërësit mineralë të betonit romak.” “Njerëzit menduan fillimisht se klastat ishin shkaktuar për shkak të përzierjes së keqe, por unë dyshova për këtë gjë sepse romakët ishin shumë të kujdesshëm kur bëhej fjalë për përgatitjen e betonit”, thotë ai. Në fakt, studimi i Masicit tregon se përzierja e nxehtë dhe klastat gëlqerore janë thelbësore për aftësinë e vetë-ripërtëritës të materialit, duke krijuar një reaksion kimik me ujin, i cili ngjit të çarat.

Masic shpreson që studimi i tij të ndihmojë industrinë e ndërtimit për të krijuar beton më të fortë dhe më të qëndrueshëm, i cili ripërtërihet vetë. “Betoni që ripërtërihet vetë është shumë rezistent, që do të thotë se nevojitet më pak beton, ose se betoni nuk ka nevojë të ribëhet. Kështu që kërkesat e prodhimit ulen më shumë, duke ulur edhe sasinë e energjisë së përdorur”, thotë ai.

Prodhimi modern i betonit është përgjegjës për 8 përqind të emisioneve të dioksidit të karbonit në botë. Gjithçka që ndërtohet rrugët, shtëpitë dhe gradaçelat kanë nevojë për beton kur ndërtohen, kështu që Masiv mendon se zbulimi i tij ka potencial të madh. “Kemi të bëjmë me materialin e përdorur më shumë në botë, dhe me një material që shkakton prodhimin e shumë dioksidi karboni. Ulja e emisioneve të dioksidit të karbonit në industrinë e prodhimit të betonit mund të jetë e madhe”, thotë ai./Katror.info

Marrë nga DW

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FBK: Punëtoria për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030, hap i madh për basketbollin e Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    IBCM, i vetmi nga Kosova, që i bashkohet Aleancave Universitare Evropiane
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
TAGGED:LifestyleRoma e Vjetertop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Fraser zbulon se kishte qenë afër rolit të Supermanit
Artikulli i ardhshëm Chatbot i Google jep përgjigjen e gabuar, kompanisë i bie vlera për 140 miliardë dollarë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Mesazhet e humbura? WhatsApp ka zgjidhje me passkey

5 Shikime
Life Style

Samsung premton performancë më të shpejtë për serinë Galaxy S26!

7 Shikime
Life Style

“Quiet Vacationing”- trend i ri i pushimeve në heshtje

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?