Modelja shqiptare e njohur në botë, Emina Çunmulaj është shpallur nga shteti shqiptar Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida.
Kredencialet si Konsulle e Nderit, i janë dhënë modeles Çunmulaj nga ambasadori shqiptar në ShBA, Ervin Bushati.
Ndërsa kjo u bë e ditur nga Këshilli Koordinues i Diasporës, përmes një postimi në Facebook.
Sipas këtij njoftimi, Cunmulaj thuhet të ketë thënë se e pranon një rol të tillë “me nder dhe përulësi”.
“Me një mesazh sa modest aq edhe domethënës shqiptarja e mrekullueshme ka pranuar rolin e ri, në të cilin është prezantuar nga ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati, ndërsa i ka dorëzuar edhe kredencialet”, thuhet tutje në njoftim./Katror.info