Modelja portugeze Sara Sampaio bëri bujë në rrjetet sociale.
Pasardhësja e Adriana Limës, siç e quajnë shumëkush, ka publikuar së fundmi një përmbledhje fotografish atraktive në Instagram dhe ka shkaktuar një stuhi të vërtetë në komente, shkruan Katror.info.
Sara ka pozuar me bikini të zeza, të cilat theksojnë asetet e saj natyrale dhe në një nga fotot e shumta në Instagram ka treguar fytyrën e saj pa grim dhe pa filtër zbukurues.
Sara është një modele që aktualisht punon për markën Victoria’s Secret, dhe filloi të modelonte në moshën 16-vjeçare kur fitoi konkursin lokal Cabelos Pantene në vitin 2007.
Në vitin 2013 debutoi në sfilatën e “Victoria’s Secret”, dhe shumë shpejt u gjend në kopertinat e revistave të modës si: “Vogue”, “El”, “Glamour”, “Harper’s Bazaar”. /Katror.info