Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bën të ditur se sot vendi do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 30°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me intensitet të ulët deri mesatar. /Katror.info
Përgatiti:
