Prishtina Weather paralajmëron mot stabil dhe të thatë javën e ardhshme. Mëngjeset me ngrica. Në ultësira më shumë kushte për mjegull. Përkeqësim në cilësinë e ajrit.

- 20.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, në ultësira mundësi për mjegull.
- 21.12 – Kryesisht me diell, përgjatë ultësirave mjegull. Ngrica në mëngjes.
- 22.12 – Ngrica e mjegull në ultësira gjatë mëngjesit. Kryesisht me diell ditën, e në mbrëmje vransira.
- 23.12 – Mjegull përgjatë ultësirave, e në vise më të larta kryesisht me diell.
Temperaturat filimisht në rënie ditëve të para, -5C e -4C minimalet, e maksimalet 3C deri 5C. Më pas shënojnë rritje të lehtë deri në 8C maksimalet, e ato minimale mbesin në vlera negative. Për shkak të mjegullës temperaturat, vende-vende, mund të jenë edhe për 2C e 3C më të ulëta nga këto vlera.
Fryn erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s, por se do të dominojnë më shumë qetësitë.
Shtypja atmosferike në rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë, më pas në rënie graduale, por mbetet e lartë./Katror.info