katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Inspektorati konstaton se kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë janë jashtë standardeve
    10 hours ago
    Protestojnë kompanitë e autobusëve, paralajmërojnë grevë e bojkotim të Stacionit të Autobusëve
    10 hours ago
    AGK publikon raportin vjetor për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë
    13 hours ago
    BMW tërheq mbi 70,000 makina elektrike për shkak të një problemi në softuer
    16 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
    12 hours ago
    Zgjerohen linjat 3A dhe 11 në Prishtinë
    13 hours ago
    Të rinjtë në Kosovë – zëri i ndryshimit për një të ardhme më të gjelbër
    16 hours ago
    Marta Kos veçon Shqipërinë si shembull suksesi nga rajoni
    17 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shqiptarja që vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada
    12 hours ago
    Roger Federer bëhet zyrtarisht miliarder, tre vjet pas pensionimit
    14 hours ago
    Vetëm tre aktorë në garë për rolin e ri të James Bond
    15 hours ago
    Miley Cyrus dhe Naomi Campbell bashkojnë forcat në videoklipin e ri muzikor
    16 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    2 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    2 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    2 weeks ago
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E pasur me lëndë ushqyese, dardha ndihmon në shëndetin e lëkurës dhe shëron plagët!
    2 days ago
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    3 weeks ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 weeks ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    TTW: Shqipëria drejt destinacionit ultra-luksoz për turistët e elitës
    3 days ago
    40 mijë vizitorë gjatë 5 muajve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
    6 days ago
    Nju Jorku, qyteti i 700 gjuhëve
    7 days ago
    Gjipe dhe Grama mes plazheve më të bukura të Evropës për 2025
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Moti i ngrohtë rikthen sigurinë në furnizimin e Kosovës me energji elektrike
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Moti i ngrohtë rikthen sigurinë në furnizimin e Kosovës me energji elektrike

Last updated: 04/06/2024 3:16 PM
69 Shikime
Shpërndaje
Foto: Gazeta Express

Ka ditë, më saktësisht qëkur ka zënë të ngrohet moti, ose që nga fundi i marsit dhe fillimi i prillit, që furnizimi i Kosovës me energji elektrike është thuaja se tërësisht stabil, pa ndërprerje dhe pa reduktime të energjisë elektrike. Ky stabilitet, që është evident, është në radhë të parë si rrjedhojë e zvogëlimit të ndjeshëm të konsumit të energjisë elektrike në Republikën tonë, por edhe të një prodhimi të vazhdueshëm të rrymës nga kapacitetet ekzistuese – termocentraleve të KEK-ut, shkruan Buletini Ekonomik.

Në këtë peiudhë, qëkur mbaruan ditët me temperatura të ulëta, prodhimi i dy blloqeve të termocentraleve Kosova A (250-260 megavatë orë bashkarisht ose secili bllok, A4 dhe A5, nga 125-130 megavatë) dhe i dy blloqeve të Kosovës B (B1 dhe B2, secili nga 260 megavatë) dhe një sasi e imponueshme nga stabilimentet ekzistuese të energjisë së rinovueshme (parkut të energjisë me erë në Shalë të Bajgorës, dhe atij në Kikë të Kamenicës, si dhe një sasi nga hidrocentralet e vogla që tashmë janë të lidhura me sistemin elektroenergjetik të vendit), kanë mjaftuar për ta furnizuar qetësisht dhe pa ndonjë problem konsumin e vendit.

Duhet thënë se në këtë periudhë, përkundër këtij prodhimi kontinuel dhe stabil, Kosova nuk ka dërguar as gjatë ditës e as gjatë orëve të natës, rrymë në sistemin elektroenergjetik shqiptar, për shkak se në Shqipëri nuk kanë pasur nevojë për sasi shtesë të rrymës. Në liqenet akumuluese të hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit, ka mjaftueshëm ujë të akumuluar, që ka siguruar prodhim stabil në hidrokapacitetet ekzistuese shqiptare.

Mundesh me e lexu edhe…

Protestojnë kompanitë e autobusëve, paralajmërojnë grevë e bojkotim të Stacionit të Autobusëve

Dërgimi i energjisë elektrike nga Kosova në KESH është ndërprerë praktikisht që nga 4 prilli 2024, ndërsa borxhi aktual i KEK-ut ndaj KESH-it ka mbetur akoma diku mbi 40 mijë megavatë-orë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Siç është njoftuar sot Buletini Ekonomik, Shqipëria, qëkur janë mbushur liqenet akumuluese të Kaskadës së Drinit me ujë, (Liqeni i Fierzës, ai i Komanit dhe Vaut të Dejës), ka mjaftueshëm energji për nevojat e konsumit të vet. Me fjalë të tjera, KESH-i nuk ka nevojë as në orët e natës të marrë rrymë nga Kosova, që siç dihet, edhe me kapacitetet aktuale të prodhimit (dy blloqe të termocentraleve Kosova A dhe dy të Kosova B) në këto orë (gjatë natës pra), ka teprica relativisht të theksueshme.

Tepricat e rrymës gjatë natës në Kosovë, varen nga shumë faktorë, por në radhë të parë nga prodhimi kontinuel i termocentraleve ekzistuese, nga moti, që ende dikton konsumin e energjisë dhe nga shpenzimi i konsumatorëve të vendit. Por, në të shumtën, që nga ditët dimërore, që sivjet u shquan me temperatura jo edhe aq të acarta, KEK-u, me kapacitetet e veta prodhuese, krahas furnizimit të konsumit të vendit, ka pasur mundësi reale të dërgojë në Shqipëri energji gjatë natës, kur në Kosovë bie goxha ndjeshëm konsumi i rrymës, mesatarisht rreth 200 e sa megavatë-orë. Po të vazhdonte në këtë mënyrë përditë deri më tash, kjo sasi do të ndikonte që të ulet shumë borxhi i rrymës që Kosova i ka Shqipërisë që nga viti i kaluar.

Në KEK kanë njoftuar sot Buletinin Ekonomik se janë të gatshëm që të vazhdojnë t’i kthejnë borxhin e energjisë elektrike shtetit shqiptar, posa të kenë nevojë ata për rrymë shtesë, sidomos gjatë orëve të natës.

Inxhinierë të KEK-ut, të kyqur drejtpërdrejt në këmbimin e energjisë elektrike me Shqipërinë, i kanë thënë Buletinit Ekonomik se më së miri do të ishte që ky borxh të kthehej gjatë verës, kur atje bie prodhimi si rrjedhojë e rënies së akumulimeve të ujit në liqenet e Kaskadës së Drinit dhe kur në Kosovë, rëndom ka teprica evidente të rrymës.

Në ditët në vazhdim, kur në Shqipëri fillon sezoni i vërtetë turistik, dhe kur ngritet ndjeshëm konsumi i energjisë elektrike, pritet të rifillojë këmbimi i rrymës KEK-KESH. Zyrtarë të KEK-ut, kanë thënë se gjatë sezonit turistik në Shqipëri, që do të thotë gjatë tërë verës dhe disa javë edhe në vjeshtë, pritet që të rinisë këmbimi i rrymës me Shqipërinë, të kthehet borxhi dhe mbase të krijohet edhe ndonjë “rezervë” për ditët e acarta, kur rëndom në Kosovë rishfaqen problemet rreth furnizimit të energjisë elektrike./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, nderohet me çmimin ndërkombëtar “Iconic Women Award” në Dubai
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Samiti i NATO-s me lëvdata për Trumpin, diskutime për Nenin 5…
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Ndreu: Shezlonët – katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë
TAGGED:Funizimi me energji elektrikelajme të miraMoti i ngrohteStabilizimi me energji elektriketop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm iPhone i palosshëm nga Apple mund të shfaqet në treg në vitin 2027
Artikulli i ardhshëm BBC i kushton artikull Sylvinhos dhe karrierës së tij me Shqipërinë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Temperaturat e larta po na lënë pa gjumë, studimi zbulon se si ndikon i nxehti te shëndeti ynë

8 Shikime
Life Style

Sekreti i një marrëdhënie të lumtur – çfarë na mëson studimi 85-vjeçar i Harvardit

6 Shikime
Life Style

S’keni hekur për hekurosje? Ja disa mënyra të thjeshta për të larguar rrudhat nga rrobat

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?