Dita e sotme pritet të karakterizohet nga moti kryesisht me diell dhe pak vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale parashihen të jenë ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 30°C. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugperëndimor, me shpejtësi deri në 4 m/s, raporton Katror.info.
Indeksi i rrezeve UV do të jetë i lartë, ndaj qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell sidomos në orët e mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00.
Kujdes i veçantë këshillohet për fëmijët, personat e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore kronike./Katror.info