Një javë e nxehtë po parashikohet të përfshijë vendin tone. Kjo situate vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa e Afrikës Veriore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale: 13 -16°C, temperaturat maksimale: 33 – 38°C, era: e lehtë nga drejtime të ndryshme.
Sipas IHMK, këto masa ajrore, të cilat karakterizohen nga temperatura shumë të larta dhe përmbajtje të ulët të lagështisë, janë rezultat i qarkullimeve atmosferike që favorizojnë zhvendosjen e ajrit tropikal drejt veriut.
“Ky fenomen meteorologjik shfaqet shpesh gjatë muajve të verës dhe zakonisht shoqërohet me rritje ekstreme të temperaturave, ulje të ndjeshme të reshjeve, si dhe rrezik të shtuar për thatësirë dhe zjarre në zona pyjore dhe fusha bujqësore. Temperaturat mund të tejkalojnë lehtësisht vlerat mesatare sezonale, duke shkaktuar valë të nxehti që ndikojnë negativisht në shëndetin publik,” njofton IHMK.
Indeksi UV do ë jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyera , fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuara./Katror.info