Një motoçikletë e rrallë “Harley-Davidson” e vitit 1908 u shit për gati 1 milion dollarë – çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një motoçikletë në ankand.
Motoçikleta 114-vjeçare iu shit një blerësi misterioz për 935 mijë dollarë nëpërmjet “Mecum Auctions” në Las Vegas, raporton New York Post.
Ajo besohet të jetë një nga vetëm 12 motoçikletat “Strap Tank” – e bërë me shirita çeliku të nikelit për të ndarë rezervuarët e karburantit nga korniza – në të gjithë botën.
Motoçikleta, e cila duket më shumë si një biçikletë elektrike moderne me kornizën dhe rrotat e saja të holla, u gjet në gjendje të mirë në vitin 1941 nga banori i Wisconsin, David Uihlein.
Ai e mbajti atë për 66 vitet e ardhshme dhe së fundmi u restaurua nga koleksionisti Paul Freehill i Fort Wayne, Ind.
Ndryshe, Harley-Davidson u themelua në vitin 1903 në qytetin amerikan, Milwaukee./Katror.info