Motorola ka qenë një pionier në industrinë e telefonave për mbi 90 vjet dhe ka qenë vazhdimisht në ballë të inovacionit nga telefonat e palosshëm e deri tek telefonat 5G.
Ky trend vazhdon po edhe tani, pasi javën e kaluar te ‘Lenovo Tech World ’22’, Motorola përshkroi të ardhmen e faktorëve novatorë të formës dhe prezantoi një koncept të ri telefonave të mençur të rrotullueshëm, i quajtur “rollable”.
Ky koncept i ri u dizajnua nga ekipi i 312 Labs, grupi i brendshëm i inovacionit të Motorola-s i ekspertëve të produkteve, kërkimit, dizajnit dhe inxhinierisë nga e gjithë bota.

“Ne tek Motorola, e shohim këtë telefon të mençur si një zgjerim tonin – një mjet i cili na lejon që t’i përshtatemi mjedisit tonë dhe t’i kryejmë detyrat tona më lehtë. Tani ne po investojmë në ekrane të elastike OLED ose pOLED, për të dhënë një balancë optimale të përmbajtjes dhe komfortit”, thuhej në deklaratën e Motorola në Lenovo Tech World ’22.
Sipas kësaj kompanie, koncepti ‘rollable’ mishëron këtë ide me një ekran që përshtatet në tre gjendje të dallueshme: i zgjatur, kompakt dhe me një shtypje të thjeshtë të një butoni.