Reperi i njohur, Mozzik përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar se sonte në ora 23:59 do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor.
Këngëtari bëri me dije se kënga e cila titullohet ‘Marilyn Monroe’ do të jetë e tëra në gjuhën gjermane.
“A jeni gati per kengen time te re komplet ne gjermanisht. Do te jete interesante hehe”, ka shkruar Mozzik.