Rep artisti amerikan, Sean “Diddy” Combs ka qenë një ikonë e industrisë muzikore për më shumë se tre dekada – dhe tani MTV po e nderon atë si të tillë.
Së fundmi, kanali kabllor amerikan MTV njoftoi se ylli i hip-hop-it dhe manjati i industrisë do të nderohet me çmimin e “Ikonës Globale” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Video Music Awards 2023”, që do të transmetohet drejtpërdrejt nga Qendra Prudential në New Jersey më 12 shtator.
Rep artisti, i cili drejtoi vetë VMA-të në vitin 2005 dhe ka dy çmime “Moon Person” në emër të tij, do të nderohet për ndikimin që ka arritur si artist në shkallë globale, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.
Combs, 53 vjeç, themeloi në mënyrë të famshme labelin “Bad Boy Records” në vitin 1993, nga i cili u prodhuan disa akte legjendare në hip-hop dhe dolën emra të suksesshëm të artistëve, duke përfshirë bashkëpunëtorin e tij të ndjerë Notorious B.I.G.
Ekzekutivi i labelit pati njëkohësisht karrierën e tij të suksesshme muzikore, e cila ka përfshirë pesë këngë hite numër 1 në “Billboard Hot 100” dhe dy albume numër 1 në “Billboard 200”.
Ky edicion i VMA-së shënon gjithashtu performancën e parë të artistit të hitit “Bad Boys for Life” në skenën e MTV-së që nga viti 2005.
Krijuesi i hiteve është nominuar edhe për katër çmime të tjera.
Këtë vit, kënga e tij “Creepin’ (Remix)” me Metro Boomin, The Weeknd dhe 21 Savage është nominuar në kategorinë për “Bashkëpunimin më të mirë” ashtu edhe për “R&B këngën më të mirë”.
Pastaj, “Gotta Move On”, kënga e tij me Bryson Tiller, Ashanti dhe Yung Miami, është nominuar gjithashtu në kategorinë e “Bashkëpunimit më të mirë”, si dhe në “Hip-hop këngën më të mirë”.
Çmimi i “Ikonës Globale” të Combs vjen ndërsa artisti i “Last Night” është gati të publikojë albumin e tij të parë solo që nga viti 2006, “The Love Album: Off the Grid”.
Projekti, ka një numër të limituar të artistëve të ftuar, duke përfshirë Justin Bieber, The Weeknd dhe Mary J. Blige, ndër të tjera – i njëjti pritet të dalë më 15 shtator.
Fituesit e kaluar të çmimit të “Ikonës Globale”, përfshijnë “The Red Hot Chilli Peppers” dhe “The Foo Fighters”./Katror.info