Start-upet nga Kosova që vijnë në Helsinki zhvillohen shpejt me investitorët ndërkombëtarë, ku pastaj ato duhet t’i ndajnë përvojat e tyre në vend, thotë këshilltari për biznes nga Finlanda, Teemu Seppälä.
Seppälä nga Business Helsinki në një intervistë për Telegrafin me redaktorin e ekonomisë Albert Spahiu, thekson se duhet të gjinden format e bashkëpunimit ndërmjet Finlandës dhe Kosovës.
“Çdo biznes gjithmonë ka dy drejtimet, eksportet dhe importet. Në rastin me Kosovën dhe Finlandën, ne duhet të zbulojmë se cilat janë nevojat që dëshiron secila palë”, theksoi Seppälä.
“Unë jam këtu si përfaqësues i qytetit të Helsinkit dhe po ndihmoj kompanitë fillestare të talentuara që të vijnë në Helsinki dhe të zhvillohen shpejt me investitorët ndërkombëtarë dhe pastaj të ndajnë përvojat e tyre këtu në Kosovë”, shtoi ai.
Sipas tij, për të qenë i lehtësisht i qasshëm në fonde, për këto lloj biznese, duhet të jesh inovativ dhe se duhet jeni në gjendje të bëni gjëra edhe pa para.
“Pengesa më e madhe është qasja në fonde, por besoj se financimi nuk është aq i lehtë, sepse duhet të jesh inovativ, qoftë edhe të punosh me shuma të vogla të parave. Ju duhet të provoni se jeni në gjendje të bëni gjëra edhe pa para”, pohon Seppälä.
“Pas kësaj, mund t’ju them se sigurimi i fondeve nuk është e lehtë, sepse është pjesë e zhvillimit të biznesit tuaj. Çdo start-up duhet të jetë të paktën 100 për qind inovativ, përpara se të siguroj financim nga jashtë”, thotë tutje ai. /Katror.info