katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Ç’ka pas vendimit të Kushtetueses për pezullimin e punës së Kuvendit?
    4 hours ago
    Organizimi i ‘‘Street Party Prishtina’’, mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani”
    4 hours ago
    Moti sot do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët
    4 hours ago
    KFOR shënon Ditën Ndërkombëtare
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Arbër Selmani fiton Çmimin SEED 2025 nga Prince Claus Fund në Holandë
    4 hours ago
    Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, në mesin e 12 më të mirat në botë për 2025
    2 hours ago
    Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos
    1 day ago
    ATK regjistron rritje të qëndrueshme të të hyrave gjatë janarit–gusht 2025
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzika greke – nga muzat e lashta te hitet botërore
    2 hours ago
    Arbër Selmani fiton Çmimin SEED 2025 nga Prince Claus Fund në Holandë
    4 hours ago
    “Nën ninullë” – projeksion special në PriFest
    22 hours ago
    Trump darkon me gjigantët e teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, por lë jashtë Elon Musk
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    5 days ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    2 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    4 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    1 week ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    1 week ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    4 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    4 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    5 days ago
    Cilësohet si treni ekspres më i ngadaltë në botë, arsyeja pse do t’ju habisë…
    6 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Muzika greke – nga muzat e lashta te hitet botërore
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Muzika greke – nga muzat e lashta te hitet botërore

Last updated: 07/09/2025 9:19 AM
15 Shikime
Shpërndaje
Foto: Zorba the Greek Dance/Youtube screenshot

Fjala muzikë vjen nga fjala greke (mousike), që do të thotë “arti i muzave”. Në Greqinë e Lashtë, muzat përfshinin perëndeshat e këngës, poezisë, artit dhe vallëzimit.

Muzika ishte një pjesë integrale e jetës greke, në sferat e fesë, konkurrencës dhe luftës, si dhe për relaksim. Ajo shënonte gjithashtu momentet më të rëndësishme të jetës, në lindje, dasma dhe funerale. Prandaj, grekët e lashtë i edukonin fëmijët e tyre, si vajzat ashtu edhe djemtë, në muzikë që në moshë të vogël.

Ndërkohë që në Amerikë Beach Boys bënin bujë me muzikën e tyre dhe tingulli i tyre identifikohej me surfimin në valët e bregdetit kalifornian, në Amerikën Latine samba braziliane lidhej me pushimet verore, ndërsa në Oqeanin Paqësor dhe në pjesën më të madhe të Azisë përhapen tingujt nga Havai. Në Evropë, për një periudhë, muzika e pushimeve verore u ndikua nga elemente të zhanreve popullore greke. Popi evropian përdorte melosin grek dhe instrumente tradicionale greke për të krijuar një hit veror. Zakonisht këto këngë ilustroheshin me vallëzim dhe me pamje nga trevat bregdetare dhe ishujt ekzotikë grekë.

Mundesh me e lexu edhe…

Asokohe, nuk mund të kalohej një pushim veror në Mesdhe – dielli, rëra e plazhit, kokteji freskues dhe dashuria verore – pa ndonjë hit me melos grek. Muzika greke karakterizonte verën e Mesdheut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por, para kësaj, nuk ishin vetëm pushimet verore që muzikën greke e përcillnin, por edhe këngët e kënduara nga interpretues me famë, për shkak të melosit tërheqës.

Edhe grupi Beatles, në fillimet e tyre, patën kënduar një këngë greke, “The Honeymoon Song” (origjinali “If You Remember My Dream”). Kënga është e kompozuar nga Mikis Theodorakis me tekst të shkrimtarit anglez William Sansom. The Beatles e incizuan këngën për emisionin radiofonik të BBC-së Pop Go The Beatles më 1963.

Kënga më herët ishte bërë e famshme nga Marino Marini dhe kuarteti i tij, dhe ishte melodia kryesore për filmin e vitit 1959 “Luna de Miel”. Kënga i pëlqeu Paul McCartney-t, i cili ishte një fans i madh i shfaqjeve kinematografike kitç. Performanca u regjistrua më 16 korrik 1963 në BBC Paris Studio, Londër, dhe u transmetua për herë të parë më 6 gusht. U publikua në vitin 1994 në albumin “Live at the BBC”. Në vitin 1969, Paul McCartney prodhoi versionin e Mary Hopkin të këngës “The Honeymoon Song”, e cila u shfaq në albumin e saj debutues, “Post Card”.

Para Beatles-ave ishte këngëtarja amerikane Brenda Lee, e cila e popullarizoi mjaft këngën greke. Në vitin 1960, filmi grek “Never on Sunday” u prit me shumë lavdërime, duke marrë disa nominime për çmimin Oscar në SHBA. Aktorja kryesore e filmit, Melina Mercouri, u nominua për Aktoren më të Mirë, ndërsa kënga kryesore e filmit fitoi Oscar-in për këngën origjinale më të mirë, falë muzikantit grek Manos Hatzidakis, i cili kishte kompozuar muzikën e përdorur në film.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një melodi që shfaqej si në “Never on Sunday” ashtu edhe në filmin tjetër grek “The Island of the Brave” iu dërgua menaxhmentit të Brenda Lee-së si një këngë e mundshme për t’u kënduar nga Lee, dhe pasi u përkthye në anglisht nga Arthur Altman, u bë “All Alone Am I”. Kënga u bë një nga 10 hitet më të mira të muzikës pop si në SHBA, ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga arriti kulmin në vendin e tretë në listën Billboard Hot 100 në nëntor 1962 dhe në vendin e shtatë në listën e këngëve të Mbretërisë së Bashkuar në shkurt 1963. Ajo gjithashtu qëndroi për pesë javë në krye të listës së këngëve të lehta të Billboard në SHBA, në nëntor dhe dhjetor të vitit 1962.

Por për internacionalizimin e këngës greke, nismën e dha kënga “Ta Paidiá tou Pireá” (Fëmijët e Pireut), në versionin anglisht “Never on Sunday”. Kjo këngë, është e shkruar po ashtu nga Manos Hatzidakis e interpretuar për herë të parë nga Melina Mercouri. Kënga fitoi Çmimin e Akademisë për Këngën më të Mirë Origjinale në vitin 1960 – i pari çmim i tillë për një film në gjuhë të huaj. Muzika e filmit u publikua më 1 tetor 1960 nga United Artists Records, ndërsa tema instrumentale me bouzouki u bë një hit ndërkombëtar. Kënga “Ta Paidiá tou Pireá” fitoi një popullaritet aq të madh, sa gati nuk mbeti gjuhë në të cilën nuk u këndua dhe nuk u incizua.

Në greqisht u këndua edhe nga Nana Mouskouri dhe Pink Martini. Një version orkestral në anglisht, i realizuar nga Don Costa, arriti numrin 19 në Billboard Hot 100 në vitin 1960; pastaj u rikthye në Billboard Top 40 kur u ripublikua në vitin 1961. Versioni i tij arriti gjithashtu kulmin në vendin e 13-të në Kanada dhe në vendin e 27-të në listën e këngëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Pas suksesit të versionit orkestral, si dhe fitimit të çmimit Oscar, një version në gjuhën angleze i këngës u porosit të shkruhej posaçërisht për t’u përputhur me titullin e filmit. Teksti i këtij versioni në anglisht u shkrua nga Billy Towne. Një interpretim nga grupi The Chordettes arriti numrin 13 në Billboard Hot 100 në vitin 1961.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga u regjistrua gjithashtu nga Billy Eckstine, Bing Crosby, Lena Horne, Doris Day, Andy Williams, Trini Lopez, The 4 Seasons, Connie Francis, Julie London, Eartha Kitt, Petula Clark, Lale Andersen, Ann-Margret dhe New Christy Minstrels; si instrumental u regjistrua nga Herb Alpert & Tijuana Brass dhe James Last. Grupi The Ventures publikuan një version në albumin e tyre të vitit 1963 “The Ventures Play Telstar and the Lonely Bull”, ndërsa The Baskerville Hounds e përfshinë në albumin e tyre të vitit 1967 “The Baskerville Hounds”.

Në Mbretërinë e Bashkuar u renditën pesë versione në UK Singles Chart: Don Costa (nr. 27), Chaquito (Johnny Gregory) (nr. 50), Lynn Cornell (me versionin e vetëm vokal) (nr. 30), Makadopulos dhe Serenaderët e tij Grekë (nr. 36) dhe Manuel & The Music of The Mountains (Geoff Love) (nr. 29).

Në Itali (si “Uno a te, uno a me”) kënga u këndua nga katër këngëtare me sukses të konsiderueshëm, Dalida, Milva, Nilla Pizzi dhe Isabella Fedeli.

Në Francë (si “Les enfants du Pirée”) u këndua po ashtu nga Dalida, Melina Mercouri dhe Darío Moreno; versioni i Dalidës kryesoi tabelën franceze në vitin 1960. Edhe në spanjisht (si “Los niños del Pireo”) u interpretua nga Dalida si dhe  “Nunca en domingo” nga Xiomara Alfaro.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në Gjermani, Lale Andersen bëri hit nr. 1 në vitin 1960 me versionin “Ein Schiff wird kommen”. Ajo në gjuhën gjermane u interpretua gjithashtu nga Dalida, Caterina Valente, Lys Assia, Nana Mouskouri, Helmuth Brandenburg dhe Melina Mercouri. Në vitin 1982, grupi Der Moderne Man regjistroi një version të ri me temë homoseksuale, të titulluar “Blaue Matrosen”, duke përdorur të njëjtat tekste të versionit të Andersen, por të kënduara nga një burrë.

Në Holandë (si “Nooit op zondag”) kënga u interpretua nga Mieke Telkamp. Në jiddish (si “Nisht oyf zintuk”) nga The Barry Sisters. Në hebraisht (“Uma nishe’er lei”) nga grupi Givatron.

Kënga është kënduar edhe në çekisht, polonisht, kroatisht, serbisht, finlandisht, portugalisht, suedisht, danisht dhe katalanisht. Ajo është kënduar prej më se 20 interpretuesish në gjuhët kineze (kantoneze dhe mandarinshe), mandej në gjuhën hindi dhe në sinhalisht. Kënga i hapi rrugë muzikës dhe muzicientëve grekë në tërë botën.

Vulën e suksesit për muzikën, por edhe për vallëzimin grek në skenën botërore, ia dha filmi “Zorba the Greek” më 1964. Filmi tregon historinë e Basilit, një shkrimtari të rezervuar anglo-grek (luajtur nga Alan Bates), i cili udhëton për në Kretë për të rihapur një minierë linjiti që e kishte trashëguar. Atje ai takon Alexis Zorbën (Anthony Quinn), një fshatar kretas i lirë dhe energjik, plot gjallëri, i cili bëhet udhërrëfyesi i tij dhe e mëson të përqafojë jetën plotësisht, me të gjitha gëzimet dhe hidhërimet e saj. Filmi është shkruar, prodhuar, montuar dhe drejtuar nga regjisori grek qipriot Michael Cacoyannis. Në kastin e aktorëve, përveç Anthony Quinn dhe Alan Bates, përfshihen edhe Lila Kedrova, Irene Papas dhe Sotiris Moustakas. Melodia kryesore e filmit, e njohur si “Vallja e Zorbës”, është një pjesë instrumentale që kap në mënyrë të përkryer shpirtin e filmit. E kompozuar nga kompozitori i njohur grek Mikis Theodorakis, kjo muzikë është bërë sinonim i vetë Greqisë. Theodorakis, një figurë e rëndësishme në muzikën dhe politikën greke, u frymëzua nga tingujt e gjallë të traditave popullore, veçanërisht nga stili urban i njohur si Rebetiko.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërsa Theodorakis ishte kompozitor i njohur i muzikës së filmit, ai përfshiu me mjeshtëri elementë nga muzika tradicionale kretase. Konkretisht, ai e bazoi “Valljen e Zorbës” në dy melodi më të vjetra: Armenohorianos Syrtos dhe Kritiko Syrtaki, të kompozuara fillimisht nga Giorgis Koutsourelis. Theodorakis i riimagjinoi këto melodi popullore, duke i mbushur me energji dhe strukturë unike që rezononte me rrëfimin e filmit dhe personazhin e tij qendror, Alexis Zorba.

Në qendër të tingullit të “Vallëzimit të Zorbës” është buzuki, instrumenti tradicional grek. Timbri i tij i ndritshëm dhe metalik siguron melodinë lëvizëse dhe karakterin dallues të tingullit. Muzika zakonisht fillon ngadalë dhe gradualisht përshpejtohet, duke rritur intensitetin dhe duke reflektuar natyrën pasionante dhe të lirë të vetë Zorbës. Një nga keqkuptimet më të zakonshme është se Sirtaki, vallëzimi i kryer mbi “Zorba’s Dance”, është një vallëzim i lashtë popullor grek. Në realitet, ky Sirtaki u koreografua posaçërisht për këtë film. Koreografi Giorgos Provias njihet si krijuesi i hapave të vallëzimit për Anthony Quinn. Vetë emri “Sirtaki” rrjedh nga fjala greke “syrtos”, e cila i referohet një stili të vallëzimeve tradicionale greke të karakterizuara nga hapa të tërhequr.

Megjithatë, Sirtaki kombinon në mënyrë të zgjuar lëvizje të ngadalta dhe të tërhequra të elementeve syrtos, të ngjashme me vallëzimin Hasapiko, me origjinë nga Kostandinopoja dhe të bazuar në vallëzimin ushtarak bizantin, dhe hapa më të shpejtë, kërcimorë, të Hasaposerviko, me elemente pidikhtos nga një vallëzim i lashtë i ishullit të Kretës.

Skena përfundimtare e filmit “Zorba the Greek” ka një rëndësi të thellë simbolike. Pas përballjes me shumë vështirësi, përfshirë dështimin e ndërmarrjes së tyre në minierën e linjitit. Zorba mëson shkrimtarin, i cili fillimisht ishte i rezervuar, të kërcente në plazh. Ky moment mishëron gëzim, qëndrueshmëri dhe afirmim të jetës, pavarësisht dështimit dhe humbjes. Kërcimi Sirtaki, i cili shfaqet në këtë skenë, bëhet një shprehje e fuqishme e vitalitetit dhe shpirtit njerëzor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pas publikimit të filmit, “Kërcimi i Zorbës” dhe Sirtaki kaluan përtej kinemasë për t’u bërë ikona kulturore. Muzika u bë një himn jozyrtar për Greqinë, e interpretuar gjerësisht në festa, festivale dhe vende turistike. Ritmi energjik dhe melodia pasionante ngjallin identitetin grek, mikpritjen dhe shpirtin komunitar.

Megjithëse, është një krijim relativisht modern, Sirtakiu u përqafua në mbarë botën si një kërcim “grek”. Hapat e tij të thjeshtë fillestarë dhe natyra e përshtatshme për vallëzimin në grup e bëjnë të lehtë për t’u mësuar, dhe tani Sirtaki nga filmi vallëzohet në dasma, festivale dhe tavernat në Greqi dhe diasporën greke, duke forcuar lidhjet kulturore dhe ndjenjën e komunitetit.

Tërheqja e “Kërcimit të Zorbës” shtrihet shumë përtej audiencës greke. Artistë ndërkombëtarë e kanë incizuar dhe interpretuar në stile të ndryshme, dhe energjia e tij ngjitëse ka nxitur edhe turmat në ngjarje sportive, siç janë ndeshjet e New York Yankees. Ky përqafim global tregon aftësinë universale të muzikës për të përcjellë entuziazëm, unitet dhe gëzim. Kompozimi i Mikis Theodorakis, i rrënjosur në traditat popullore greke, por i krijuar për një audiencë bashkëkohore, vazhdon të festohet për vitalitetin dhe rezonancën emocionale, duke simbolizuar qëndrueshmërinë dhe gëzimin e përhershëm të jetës.

Hapësirën që krijuan Bouzouki dhe Sirtaki në skenën e muzikës botërore shumë shpejt filluan ta shfrytëzonin krijuesit grekë dhe jo vetëm ata.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shirley Bassey këndon “Life Goes On”, të shkruar nga Mikis Theodorakis, që u shfaq në shfaqjen “The Hostage” të Brendan Behan, e frymëzuar nga lufta e irlandezëve për pavarësi.

Harry Belafonte, me këngën “In The Small Boat”, krijon një xhevahir të rrallë duke e kënduar në greqisht; autor ishte kush tjetër pos Manos Hatzidakis.

Kënga tradicionale e peshkatarëve nga ishulli i Kalymnos, “Darla Dirladada”, është interpretuar nga disa këngëtarë grekë, por këngëtarja franceze Dalida e bëri atë një hit ndërkombëtar. Kjo këngë po ahtu u këndua në më shumë se 20 gjuhë botërore.

Këngëtarja legjendare franceze Edith Piaf i dha zë këngës “Les Amants de Teruel”, një interpretim francez i këngës “Beautiful City” të Mikis Theodorakis.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sogno di Libertà”, tjetër kompozim i Mikis Theodorakis, fillimisht i quajtur “Mohimi”, u ekzekutua nga këngëtarja italiane Milva.

“Rubylove” është një këngë e bukur me ndikim grek nga albumi “Teaser and the Firecat” i Cat Stevens. Kënga paraqiti një mundësi të shkëlqyer për Cat Stevens që të tregonte rrënjët e tij greke, dhe për këtë ai ftoi disa nga miqtë e babait të tij, i cili ishte grek qipriot, për të luajtur në studio me buzukun e tyre.

Linda Lewis këndoi vokalin mbështetës së bashku me Alun Davies dhe Paul Samwell-Smith. Kënga fillimisht quhej “Who’ll Be My Love?” dhe nuk përmbante vargun në gjuhën greke deri më vonë. Vajza e Alunit, Rebecca, i kërkonte Catit të këndonte “këngën Rubylove”, dhe kështu emri mbeti, duke u ndërthurur me vargjet e kënduara në greqisht.

Nuk mbetën pas as performuesit grekë. Nëse Melina Mercouri këngëtare, aktore dhe politikane (Ministre e Kulturës në Greqi 1993-1994 ) e ka nis tërë euforinë me  “Ta Paidiá tou Pireá” (në anglisht “Never on Sunday”) të tjerët me shumë sukses e kan vazhduar rrugëtimin e muzikës greke në skenën botërore. Nana Mouskouri, këngëtare e njohur por edhe politikane (anëtare e Parlamentit Evropian për Greqinë përmes partisë së qendrës së djathtë Demokracia e Re nga viti 1994 deri në vitin 1999), gjatë karrierës së saj ka publikuar rreth 450 albume me përmbledhje të ndryshme në të paktën trembëdhjetë gjuhë, duke përfshirë greqishten, frëngjishten, anglishten, gjermanishten, holandishten, portugalishten, italishten, japonishten, spanjishten, hebraishten, uellsishten, kinezishten (mandarinishten) dhe korsikanishten.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një tjetër këngëtare greke e famshme në Evropë dhe politikane (Zëvendëskryetare e Bashkisë së Pireut), ishte Vicky Leandros. Ajo ka realizuar mbi 400 albume me kompilacione dhe përmbledhje të ndryshme në disa gjuhë. Ishte shumë e popullarizuar në vendet e Beneluksit, në vendet gjermanofolëse dhe në Japoni me disa albume. Ajo ka përfaqësuar Luksemburgun në Eurovision dy herë, më 1967 dhe më 1972, kur edhe zuri vendin e parë.

Këngëtarët e famshëm grekë sot përfshijnë artiste me famë botërore dhe yje bashkëkohorë, si Anna Vissi dhe Eleni Foureira (e lindur në Fier). Figura të tjera me ndikim i përkasin epokave të ndryshme, si George Dalaras dhe Haris Alexiou, të njohur për kontributet e tyre në muzikën folk dhe popullore greke, si edhe figura pioniere si Stelios Kazantzidis dhe Vassilis Tsitsanis, të cilët formësuan stilet Laïkó dhe Rebetiko.

Manos Hatzidakis dhe Mikis Theodorakis ishin ndër kompozitorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, të cilët ia prezantuan muzikën greke botës përmes këngëve dhe kolonave zanore për filma. Ata ishin mbështetësit kryesorë të formës Éntekhno, muzikë orkestrale me elemente nga ritmi dhe melodia popullore greke. Temat e saj lirike shpesh bazohen në veprat e poetëve të famshëm grekë dhe ndikuan në një gamë të gjerë të kulturës greke. Por në rafshin komercial e edhe kompleks të krijimit, muzikën greke e afirmuan dy pesonalitete që sot llogariten thesar të vërtet të muzikës greke, Demis Roussos dhe Vangelis.

Roussos dhe Vangelis kanë arritur sukses komercial që shumëkush do ta ëndërronte në muzikën pop. Në vitin 1967 ata themeluan grupin Aphrodite’s Child: Vangelis (tastierë, flaut), Demis Roussos (bas, kitarë akustike dhe elektrike, vokal), Loukas Sideras (bateri dhe vokal) dhe Silver Koulouris (kitarë). Fillimisht patën sukses në Evropë me hite si “Rain and Tears”, “End of the World”, “I Want to Live” dhe “It’s Five O’Clock”, para se të kalonin në rock progresiv me albumin e tyre të tretë dhe të fundit, “666” (1972).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ky album ambicioz konceptual, i frymëzuar nga “Book of Revelation” (Libri i Zbulesës), më vonë fitoi vlerësime kritike dhe është renditur në një numër listash të albumeve më të mira progresive dhe psikedelike të të gjitha kohërave. Kur albumi “666”u publikua, në qershor të vitit 1972, grupi ishte tashmë i shpërbërë, pavarësisht se kishte shitur mbi 20 milionë disqe dhe kishte mbetur popullor në gjithë Evropën. Pavarësisht ekzistencës së tyre të shkurtër dhe mungesës së hiteve jashtë Evropës, grupi ende konsiderohet një grup kult. Albumi i tyre “666” shpesh konsiderohet kryevepra e tyre. Ai tërhoqi vëmendjen e shumë muzikantëve në fushën e rokut progresiv, përfshirë frontmenin e grupit Yes, Jon Anderson, i cili më vonë bashkëpunoi me Vangelis (si Jon & Vangelis). Grupet bashkëkohore të rokut progresiv, si Astra, kanë përmendur gjithashtu grupin si një ndikim të rëndësishëm

Si Vangelis, ashtu edhe Roussos, ndoqën karriera të suksesshme solo. Rousoss pati një karrierë të suksesshme si këngëtar pop, ndërsa Vangelis u bë një artist shumë i vlerësuar i muzikës elektronike. Puna e Vangelisit në kompozimin e kolonave zanore për filma i solli atij shumë sukses për tre dekadat e ardhshme, përfshirë edhe një Oscar për kolonën zanore për filmin “Chariots of Fire”. Ai pati sukses edhe me kolonat e tjera zanore, “Blade Runner” (1982) të Ridley Scott, ku Roussos kontribuoi me vokal, “1492: Conquest of Paradise” (1992) dhe “Alexander” (2004) të Oliver Stone.

Demis Roussos u bë një nga interpretuesit më të suksesshëm grekë. Në koncertet e tij frymonte festa mesdhetare, ai shiti mbi 60 milion albume anembanë botës dhe këndoi në disa gjuhë të ndryshme. Kariera e tij mundë të krahasoj me atë të spanjollit Hulio Iglesias ose italianit Toto Cutugno.

Roussos filloi karrierën solo me këngën “We Shall Dance” në vitin 1971, e cila u bë hit në dhjetë vendet e para, si në Holandë, ashtu edhe në Belgjikë. Fillimisht pa shumë sukses, ai bëri turne nëpër Evropë por me kohë u bë një nga artistët kryesorë të skenës pop evropiane. Karriera e tij solo arriti kulmin në mesin e viteve 1970 me disa albume hit. Kënga e tij “Forever and Ever” kryesoi listat në disa vende në vitin 1973 dhe ishte nr. 1 në listën e këngëve edhe në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1976. Hitet e tjera të Roussos përfshinin “My Friend the Wind”, “My Reason”, “Velvet Mornings”, “Goodbye My Love, Goodbye”, “Someday Somewhere” dhe “Lovely Lady of Arcadia”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kënga e tij e parë në Mbretërinë e Bashkuar që u rendit në top-lista ishte “Happy to Be on an Island in the Sun” në vitin 1975, e shkruar nga irlandezo-veriori David Lewis, ndërsa albumi arriti vendin e 5-të në top-lista. Popullariteti i tij rritej në pjesën tjetër të Evropës, por jo në Mbretërinë e Bashkuar kur tërhoqi vëmendjen e producentit televiziv të BBC-së, John King, i cili realizoi një dokumentar të titulluar “The Roussos Phenomenon” në vitin 1976. Philips Records publikoi një album me katër këngë me të njëjtin emër, i cili ishte EP-ja e parë që kryesoi top-listat e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ai pati po aq sukses në, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Japoninë. Seria e hiteve të Roussos vazhdoi gjatë viteve 1980, kryesisht në Francë, me albumet “Quand je t’aime” (1988) dhe “On écrit sur les murs” (1989), si dhe me disqe të arta për albumet “Le Grec” dhe “Voice and Vision”. Russos, i lindur në Egjipt në një familje greke, kishte pikëpamje të gjëra botërore. Në krijimtarinë e tij mund të gjendet bashkëpunim me muzikantë nga bota Arabe, Holanda, Portugalia, Franca, Gjermania, Anglia etj. Popullariteti i tij nuk u zbeh as në vitet e vona të karrierës, përkundrazi, u zgjerua edhe në lindje, si në Ukrainë, Rusi, dhe vendet e Azisë Qendrore. Russos vdes më 25 janar 2015, ndërsa Vangelis më 17 maj 2022.

Nëse i lëmë anash stilet e muzikës latine si flamengo, samba ose tango — të cilat u bënë masive për shkak të shtrirjes në dy kontinente dhe audiencës së gjerë — asnjë muzikë tjetër folk, përveç asaj amerikane, nuk është internacionalizuar në përmasat e muzikës greke.

Merita e muzikës greke qëndron edhe në faktin se, që nga fillimet e masovizimit të muzikës moderne, ajo ka gjetur vendin e vet dhe gradualisht ka krijuar hapësirë që edhe muzikat e tjera popullore të depërtojnë në muzikën moderne. Me kalimin e kohës, u përfshinë edhe muzika orientale, afrikane, ajo e Azisë Qendrore dhe Lindjes së Largët, madje edhe ajo nga Ballkani — të cilat ndërthuren jo vetëm në hitet sezonale pop, por edhe në krijimtari më komplekse, siç ishte rasti i Vangelis dhe Demis Roussos./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Fjalët që nuk mund të thuheshin u kënduan. Sot i këndon e gjithë bota. Rrënjët e muzikës moderne
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jimi Hendrix: Nga ukuleja me një tel te kitaristi më ndikues në histori të muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Nga Beat letërsia te Rock and Roll: Si William S. Burroughs frymëzoi muzikën moderne
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Epoka e Barış Manço-s në Turqi: Nga trashëgimia osmane te roku anatolian
TAGGED:artBrenda LeeManos HatzidakisMikis TheodorakisMuzatMuzika grekeNana MouskuripeoplePoptopTophometrashegimiZorba the Greek Dance

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ç’ka pas vendimit të Kushtetueses për pezullimin e punës së Kuvendit?
Artikulli i ardhshëm Nga pjesëmarrja në përfitime financiare: Transformimi i futbollit kosovar në arenën evropiane

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeople

Arbër Selmani fiton Çmimin SEED 2025 nga Prince Claus Fund në Holandë

5 Shikime
People

“Nën ninullë” – projeksion special në PriFest

22 Shikime
People

Trump darkon me gjigantët e teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, por lë jashtë Elon Musk

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?