Tenori i njohur kosovar, tashmë i njohur edhe ndërkombëtarisht Ramë Lahaj, në koncertet e tij nëpër botë, vazhdimisht vendos edhe muzikë shqiptare mes kryeveprave të ndryshme botërorë.
Ka qenë pikërisht kënga Bishtalecat, që njëri nga dirigjentët në Norvegji në komunikim me orkestrën e ka krahasuar si muzikën shqiptare, po ashtu edhe kompozitorin me kompozitorët e njohur italianë Giacomo Puccini dhe Gaetano Donizetti.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi që Lahaj e bëri në Facebook, ku edhe ka shkëputur videon në fjalë.
“Në koncertin e tetorit në Norvegji solla muzikë shqiptare. Dirigjenti në komunikim me orkestrën thotë se muzika shqiptare dhe kompozitori i saj është po aq i larmishëm në stil sa muzika e shkruar nga Puccini dhe Donizetti. Krenar për vlerat tona. Misioni ynë duhet të jetë të paraqesim para botës vlerat dhe identitetin tonë,” ka shkruar Lahaj./Katror.info