katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    7 hours ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    8 hours ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    8 hours ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    7 hours ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    8 hours ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    11 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    7 hours ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    8 hours ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    11 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    11 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    5 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    7 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    7 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Muzika unike japoneze me ngjyrime moderne mbyll “Peja Jazz”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Muzika unike japoneze me ngjyrime moderne mbyll “Peja Jazz”

Last updated: 05/11/2024 12:34 PM
149 Shikime
Shpërndaje
Foto: KOHA.

Muzika vjen e gërshetuar me koreografi nga katër anëtarët e grupit i cili me daulle e flaut japonez, me energjinë e jashtëzakonshme në skenë, e prezanton kulturën muzikore në kuadër të Festivalit ndërkombëtar të jazzit “Peja Jazz” në Pejë të shtunën e të dielën në Prishtinë. Ansambli prej tupanësh e një flauti tradicional japonez kanë sjellë ngjyrat e kulturës muzikore që vijnë të ndërthurura me muzikën tradicionale të kombinuar me ritme bashkëkohore, shkruan KOHA.

Ansambli i shquar në botën muzikore, “Wadaiko Sai”, ka zbërthyer ritmet e muzikës tradicionale japoneze duke ndërthurur me ato bashkëkohore. Aty muzika vjen e gërshetuar me koreografi nga katër anëtarët e grupit i cili me daulle e flaut japonez, me energjinë e jashtëzakonshme në skenë, e prezanton kulturën muzikore në kuadër të Festivalit ndërkombëtar të jazzit “Peja Jazz” në Pejë të shtunën e të dielën në Prishtinë.

Padyshim se një koncert si ai i së dielës mbrëma në teatrin “Oda” duhej të transferohej në kryeqytet, pas atij në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë. Ka qenë ngjarje e pazakontë në rrugëtimin pesëvjeçar të Festivalit ndërkombëtar të jazit “Peja Jazz”.

Mundesh me e lexu edhe…

Ansambli prej tupanësh e një flauti tradicional japoneze kanë sjellë ngjyrat e kulturës muzikore që vijnë të ndërthurura me muzikën tradicionale të kombinuar me ritme bashkëkohore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Energji e jashtëzakonshme është reflektuar te publiku ndërsa atraktiv ka qenë koncerti bashkë me interaktivitetin midis instrumentistëve në skenë dhe publikut. Koreografi më vete ka qenë koncerti dhe jo thjesht lojë instrumentale.

Përtej dinamizmit e kulmimit me tingull, anëtarët e ansamblit arrijnë të krijojnë një lloj tensioni e situate dramatike me lojë më të qetë. Nga përshtypja e parë është e qartë se ansambli e ka një motiv të qartë: ose e lë gjithë energjinë në skenë, ose nuk del para publikut fare.

Në skenë janë katër daulle. Njëra prej tyre veçohet pasi është e përmasave më të mëdha dhe është i dyanshëm. Është ilustruar me efekte që e bëjnë të bukur vizualisht lojën e më pas ata marrin instrumentit. Ata luajnë me disa lloje daullesh që dallojnë shumë në mënyrën sesi tingëllojnë.

Kumbuese, dinamike e dramatike mbi të gjitha, është loja e tyre. Aty janë edhe taktikat në lojë të cilat e demonstrojnë profesionalizmin dhe zotërimin e instrumentit. Interpretimi i tyre, sado që shkon në drejtime të ndryshme nga instrumentistët, tingulli shpesh bashkohet në një linjë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Befasia për publikun ka qenë luajtja e himnit të Kosovës me tupan e flaut.

Për anëtarët e ansamblit ka qenë hera e parë që kanë luajtur në Kosovë. Takehiro Shiomi ka thënë se ajo çfarë kanë prezantuar është stil unik i tyre.

“Wadaiko është instrument tradicional, por ne sjellim gjëra të tjera me të, performanca të reja, muzikë të re, kështu që kjo muzikë është tradicionale, por e re. Ky është stili ynë”, ka thënë ai.

Kështu është shprehur edhe instrumentisti Hidetoshi Sai. “Është kombinim i veprave origjinale me ato tradicionale”, ka thënë ai shkurt.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fjalëpak kanë qenë anëtarët e ansamblit japonez. Atsuharu Tohnishi është shprehur i lumtur me interesimin e publikut për kulturën muzikore japoneze. 

“Koncerti në Pejë është vërejtur që është pëlqyer dhe ka qenë shumë emocionues. Njerëzit na kanë mirëpritur, por edhe këtu jemi ndier shumë mirë. Ka qenë kënaqësi të shohim që shumë njerëz kanë ardhur për të na parë. E kemi shijuar shumë”, ka thënë Tohnishi.

Ryoga Ozeki është shprehur se “njerëzit ishin shumë të afërt, të dashur dhe koncerti në Prishtinë ishte më emocionues sesa në Pejë”.

Ansambli ka shumë më shumë anëtarë. Ai u formua në vitin 2005. Ata kanë performuar në shumë vende të ndryshme. Në vitin 2012, ansambli u bë kampioni i garës së daulles “Japan Taiko association sponsered Wadaiko contest East Japan region”. Ata kanë bërë muzikë për shumë kompani botërore si “McDonald’s” (2014) dhe “Google” (2015).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Festivali edhe sivjet ka sjellë emra të shquar artistësh të cilët dallohen nga stilet e zhanret dhe fryma e muzikës së tyre. Ky është edhe misioni i “Peja Jazz” sipas kuruesit të programit të festivalit, Dardan Selimaj.

“Është hera e parë që një koncert i ‘Peja Jazz’ organizohet në kryeqytet. Është një rrugëtim që ka nisur para pesë vjetësh me iniciativën e ‘Anibarit’ dhe kinemasë ‘Jusuf Gërvalla’ dhe është ndërtuar gradualisht. Shpresojmë që do të mbërrijmë të vazhdojmë tutje këtë rrugëtim që e kemi nisur para pesë vjetësh, në një vit në të cilin shumë ngjarje anuloheshin dhe ‘Anibari’ me kinemanë ‘Jusuf Gërvalla’ patën vendosur ta themelojnë një ngjarje të re kulturore për qytetin e Pejës”, ka thënë Selimaj.

Koncertin e fundit të festivalit e ka konsideruar të jashtëzakonshëm.

“Sonte është koncerti i fundit i edicionit të pestë. Një natë më parë ka qenë i njëjti koncert në Pejë me një prej ansambleve shumë të dalluara japoneze që ka performuar mbi dy mijë performanca. Është një tjetër koncert i jashtëzakonshëm i radhës dhe më vjen mirë që bashkë e ndajmë një eksperiencë si kjo sonte”, ka thënë ai në skenë, para nisjes së koncertit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi. Ky institucion edhe e ka përkrahur këtë koncert.

“Ne donim të prezantojmë Japoninë këtu dhe të kemi mundësi të kuptojmë njëri-tjetrin më mirë. Ky ka qenë aktivitet për prezantimin e kulturës”, ka thënë ai.

Edicioni me pesë koncerte është mbyllur me ansamblin e mirënjohur japonez “Wadaiko Sai” të cilët kanë sjellë traditën muzikore në Pejë e në Prishtinë.

Në natën e parë të festivalit ka interpretuar Laura Prince, vokaliste dhe kompozitore e talentuar me prejardhje nga Togo e Franca bashkë me pianistin Julian Caetano.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dyshja hungareze, Miklós Lukács dhe Káláman Balogh, kanë shkrirë kulturat e vendeve të ndryshme që e kanë këtë instrument në frymë jazzi e në ritme bashkëkohore. “Cimbalomduo”  në natën e dytë ka qenë veç një pjesë e rrëfimit të festivalit “Peja Jazz”.

Vokalistja me origjinë shqiptar nga Belgjika, Ceylan Taci, me grupin “Astrit Stafai & Friends” ka ndërthur muzikën ballkanike, jazzin dhe ritmet botërore.

“Peja Jazz Festival” në kapitullin e pestë, përtej sjelljes së frymës së jazzit në Pejë e me një koncert edhe në Prishtinë, ka gjurmuar kultura muzikore duke i bërë bashkë në një adresë./Katror.info

Marrë nga KOHA.net, me autore Besartë Elshani

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
TAGGED:jusuf gervallamuzika japonezePeja Jazzpeopletop2Wadaiko Sai

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Mbahet sesion informues me fermerë rreth skemës së granteve në vlerë mbi 21 milionë euro
Artikulli i ardhshëm Sonte ndeshja Real Madrid – Milan

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para

15 Shikime
People

Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë

12 Shikime
People

Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?