Kushtrim Tahirukaj, ka fituar në meçin e tij në “Audi Dome” të Mynihut. 23-vjeçari triumfoi me nokaut ndaj gjeorgjianit, Nika Kvajava.
Ndryshe në këtë galambrëmje që po mbahet në Aud Dome të Mynihut, në ring do të ngjiten edhe pesë boksierë të tjerë shqiptarë– përballja kryesore pritet të jetë Robin Krasniqi me numrin një të Norvegjisë, Timur Nikarkhoev.
Gjithashtu, më herët boksieri shqiptar Armend Xhoxhaj e nokautoi Seran, në raundin e tretë, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu, Musa Avdimetaj, i njohur si James Kraft , ka triumfuar ndaj çekut Vaclav Tojacek.