Të dielën në Teatrin e Qytetit të Ferizajt ‘Adriana’ mbahet Nata e Filmit, duke filluar nga ora 19:00.
Filmat që do të shfaqen janë: “Yellow Camel” me regjisore Alma Cocaj, “Sea by the river and the river by the sea” nga regjisori Sovran Nrecaj dhe “Ditë e kuqe” me regjisor Besim Ugzmajli.
Filmat do të shfaqen të dielën më fillim nga ora 19:00, më 29 dhjetor duke shënuar përmbylljen e programit artistik të Teatrit të qytetit të Ferizajt.
Hyrja për të gjithë filmat është pa pagesë.
