Sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës nga ora 19:00 do të prezantohet koleksioni i veprave të artit të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sipas njoftimit, koleksioni do të jetë i hapur deri më 15 janar të vitit të ardhshëm.
Ministria e Kulturës përmes njoftimit bëri me dije se përmes blerjes së veprave të artit synon të mbledhë, ruaj dhe mirëmbajë veprat e artit që janë krijuar nga artistë vendor, të pasuroj Fondin Shtetëror të Artit, të inicojë tregun e shitblerjes së artit në Kosovë dhe të bëjë promovimin vendor dhe ndërkombëtar të veprave të artit përmes zhvillimit të diplomaci.
Artistët pjesëmarrës janë: Afrim Hajrullahu, Afrim Spahiu, Agim Balaj, Agron Blakçori, Agron Mulliqi, Alban Muja, Alban Nuhiu, Albe Hamiti, Albulen Neziri, Altin Krasniqi, Anmansa Petroviç, Arbana Hajredinaj, Arben Llapashtica, Arbnor Karaliti, Argenita Fetahu, Armend Nimani, Artan Hajrullahu, Arton Behrami, Avni Demiri, Astrit Ismaili, Avni Rudaku, Bedri Haziraj, Biljana Veselinova Komoni, Blerta Hashani, Brilant Milazimi, Burim Myftiu, Dardan Zhegrova, Dion Zeqiri, Daors Hoxha, Doruntina Kastrati, Driton Hajredini, Enesa Xheladini, Enver Hoxhaj, Erblina Karaliti, Esat Valla, Eshref Qahili, Fatmir Jusufi, Fatmir Mustafa, Faton Mazreku, Fidan Bejtullahu, Fikrete Misini, Gëzim Brestovci, Haki Xhakli, Hazir Reka, Hekuran Sokoli, Haveit, Redon Kikaj, Hysni Krasniqi, Ilir Balaj, Jakup Ferri, Jehon Gallapeni, Jeton Gusia, Jetullah Sylejmani, Kaltrina Hoda, Liridona Gjuka Bogu, Lorik Sylejmani, Luan Bajraktari, Lulzim Zeqiri, Mal Myrtaj, Mehmet Behluli, Mehmed Vokshi, Mimoza Sahiti, Nevruz Musa, Nexhmi Bardhi, Nimon Lokaj, Remzi Limani, Renea Begolli, Rexhep Ferri, Rrezartë Bajrami, Roland Masurica, Rron Qena, Sali Musliu, Shkamb Jaka, Shyqri Nimani, Urtina Hoxha, Valdrin Thaqi, Violeta Xhaferi, Yll Xhaferi, Zana Begolli dhe Zeni Ballazhi.