Minstria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, njoftoi se ka ndarë edhe 200 mijë euro të tjera, për ta pasuruar fondin librar, për mbështetje të botuesve, përkthime, e rezidenca letrare, krejt kjo me qëllim të nxitjes së lexueshmërisë nëpër komunat e Kosovës.
“Para pak ditësh hapëm thirrjen për blerjen e librave për bibliotekat tona në vlerë 500 mijë euro. Sot ndamë edhe 200 mijë euro të tjera, nga mbi 6400 euro për secilën bibliotekë komunale për blerje vetanake.
Së shpejti hapet thirrja për mbështetjen e autorit në vlerë 300 mijë euro. Buxheti për librin sivjet është një milion euro. Fuqizim i autorit, pasurim i fondit librar, mbështetje e botuesve, përkthime, rezidenca letrare, nxitje e lexueshmërisë.
Sivjet nisë zbatimi i Rrjetit Bibliotekar të Kosovës, akreditohet programi për aftësim profesional në bibliotekari dhe bëhet vlerësimi i gjendjes së ndërtesave të bibliotekave komunale”, njoftoi ministri Hajrullah Çeku në rrjetin e tij Facebook./Katror.info