katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Parashikimi i motit për sot
    2 hours ago
    Osmani vizitë në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
    18 hours ago
    Trajnim për izolimin e baktereve patogjene në ushqim në IKSHPK
    18 hours ago
    Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA
    19 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Joe Satriani i ngazëllyer nga murali në Mitrovicën e Veriut
    21 minutes ago
    Rrugëtimi trevjeçar i Katror Media për të mirën e përbashkët
    1 hour ago
    Mjeti i ri me AI mund të parashikojë rrezikun për mbi 1000 sëmundje
    2 hours ago
    Rivitalizohet kulla në Voksh
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Rrugëtimi trevjeçar i Katror Media për të mirën e përbashkët
    1 hour ago
    Rikthimi i madh i Madonnës
    2 hours ago
    Një kryevepër e Pikasos zbulohet në Paris
    2 hours ago
    Strehimorja e “Ulpianës” dinamizohet me qytet në miniaturë
    2 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    2 days ago
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    3 days ago
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    1 week ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Sa vezë duhet të hamë në ditë?! 
    4 days ago
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    1 week ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    1 week ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Venecia zgjat tarifën e hyrjes për vizitorët ditorë
    1 day ago
    Shtatë nga rrënojat romake më magjepsëse në Mbretërinë e Bashkuar
    2 days ago
    Një habitat unik ku natyra krijon mrekulli: Historia dhe sekretet e detit të vetëm pa bregdet
    2 days ago
    Seuli vjen me “autobusin e parë ujor”!
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Nderi” i Malit të Zi me histori e aktorë shqiptarë synon “Oscar”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“Nderi” i Malit të Zi me histori e aktorë shqiptarë synon “Oscar”

Last updated: 19/09/2025 8:18 AM
3 Shikime
Shpërndaje
Foto: FilmFreeway

Historia për nderin e besën shqiptare, e shpalosur në filmin “Obraz”, është kandidati i Malit të Zi për nominim për “Oscar”. Projekti filmik me Edon Rizvanollin në rolin kryesor, sikurse edhe me Alban Ukajn, Xhejlane Tërbunjën e Selman Jusufin në krye të listës së kastës së aktorëve, bazohet në rrëfimin për Nur Dokën, bajraktarin që refuzon t’ua dorëzojë njësive fashiste një fëmijë ortodoks, që rastësisht kishte gjetur strehë në shtëpinë e tij

Me filmin që ka temë një histori e fenomen ndër shqiptarë, me katër aktorë nga Kosova që bartin rolet kryesore e që flet në shqip, Mali i Zi synon çmimin më të madh në kinematografi. 

“Nderi”, nën regji të Nikolla Vukçeviqit –  me Edon Rizvanollin, Alban Ukajn, Xhejlane Tërbunjën e Selman Jusufin në krye të listës së kastës së aktorëve – është propozimi për kandidim për “Oscar” i këtij shteti. ”Obraz” është titulli origjinal i këtij projekti filmik, i cili ka shëtitur në disa festivale të njohura.  

Mundesh me e lexu edhe…

“Filmi artistik ‘Obraz’, me skenar të Ana Vujadinoviq-Tomiqit dhe Melina Pota Koleviqit, nën regji të Nikola Vukçeviqit –  prodhuar nga ‘Galileo Production’ e Podgoricës, bashkëprodhuar nga ‘Cinnamon Films’ (Serbi), ‘Embrio Production’ (Kroaci), ‘Mogador Film’ (Gjermani), Radiotelevizioni i Malit të Zi dhe ‘Progressive Film Podgorica’ –  është kandidati malazias për edicionin e 98-të të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit në kategorinë e Çmimit Ndërkombëtar të Filmit në vitin 2025”, ka njoftuar Ministria e Kulturës dhe Mediave e Malit të Zi.  “Nderi” ka pasur edhe dy kundërkandidatë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Tre filma artistikë u paraqitën në thirrjen publike të këtij viti nga Ministria e Kulturës dhe Mediave, e cila ishte e hapur prej 4 gushtit deri më 4 shtator 2025: ‘Planeta 7693’, nën regji të Gojko Berkulan, ‘Otapanje Vladara’, nën regji të Ivan Salatiq dhe ‘Obraz’”, shkruhet në njoftim. Për përzgjedhjen e “Nderit” vendimi është marrë me shumicë votash. 

“Vendimi u mor nga Komisioni Përzgjedhës i Ministrisë së Kulturës dhe Medias, i përbërë nga: Stevan Koprivica, dramaturg dhe skenarist, kryetari dhe anëtarët: Maja Todoroviq, dramaturge dhe skenariste, Edin Jasharoviq, producent, Milosh Pejoviq, aktor, Senad Shahmanoviq, regjisor filmi dhe televizioni, Aleksandar Vujoviq, regjisor filmi dhe Gjorgje Vojvodiq, regjisor filmi dhe televizioni. Vendimi u mor me shumicë votash, me votim të fshehtë, bazuar në Rregullat Speciale të Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe Rregullat e Ministrisë së Kulturës dhe Medias”, shkruhet në njoftim. 

Edon Rizvanolli dhe Xhejlane Tërbunja në filmin “Nderi”

“Nderi” sjell një rrëfim nga Lufta e Dytë Botërore dhe, siç përshkruhet, trajton “kodin tradicional të nderit në një familje të njohur shqiptare në Malin e Zi, e cila është rrethuar nga ushtarët fashistë që kërkojnë një akt të papëlqyeshëm: të dorëzojnë një fëmijë nga kjo familje ose të vriten të gjithë”. 

“Si shpëton kryefamiljari, bajraktari Nuredin Doka, dramën e tij, është një tregim që shpalos moralin dhe njerëzillëkun në kohë lufte”, shkruhet në përshkrimin për filmin. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“BalkanPitch” e Tiranës e ka përshkruar si film kryesisht në gjuhën shqipe, “për të ruajtur autenticitetin e situatës dramatike të pakicës kombëtare shqiptare që jeton prej shekujsh në Malin e Zi”.  

“Kjo është hera e parë që një krijues i filmit malazias realizon një projekt në gjuhën shqipe. Filmi ka qenë pjesë e zhvillimit industrial dhe ka pasur mbështetje në ‘Balkan Film Market’ në Tiranë, ku është bërë i njohur për publikun shqiptar që nga fazat e tij të hershme të realizimit dhe ka fituar mbështetje të madhe nga ata”, shkruhet aty. Po sipas kësaj platforme, filmi është i frymëzuar nga një ngjarje reale, të cilën e ka shkruar akademiku nga Mali i Zi, Zuvdija Hoxhiqi. Aty citohet edhe producenti Milorad Radenoviq, i cili ‘Nderin’ e cilëson si një film mbi bashkëpunimin ndërmjet kulturave, përmes respektit të ndërsjellë”. 

“Një urë që lidh njëra-tjetrën dhe në këtë mënyrë na kanë njohur të gjitha festivalet ku kemi qenë të suksesshëm deri tani”, citohet të ketë thënë ai për “Nderin”, i cili në nëntor të vitit të kaluar ishte dhënë premierë botërore në edicionin e 35-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Cottbus të Gjermanisë, e po atë kohë edhe në edicionin e 46-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kajro, për ta vazhduar rrugëtimin edhe në festivale të tjera, si Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Sofje, në marsin e sivjetmë, shkruan Koha.net. Në Mal të Zi u dha premierë në gushtin e këtij viti, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Herceg Novi. Aty kishte qenë i pranishëm edhe Edon Rizvanolli, i cili i jep jetë personazhit kryesor Nur Doka, “bajraktarit shqiptar që refuzon t’ia dorëzojë njësive fashiste SS Skënderbeg dhe SS Handxhar një fëmijë ortodoks që rastësisht kishte gjetur strehë në shtëpinë e tij, pasi fashistët ia kishin vrarë babanë dhe nënën. “Obraz – legjenda për Nur Dokën)”, është vepra e Zuvdija Hoxhiqit prej së cilës e merr temën filmi. 

Alban Ukaj në rolin e Sokol Gjonajt

Në konferencë për media me rastin e shfaqjes së filmit në Herceg Novi, Rizvanolli citohej të ketë thënë se figurën e Nur Dokës e ka ndërtuar sipas gjyshit të tij. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne në Kosovë i dimë këto dhe histori të ngjashme. Më kujtohet gjyshi im – ai pak a shumë ishte i tillë – i drejtë. Kjo më ndihmoi. E kuptova shumicën e gjërave dhe kisha atë ndjesinë se si duhet të luaj. I kuptova përmes përvojës së jetës”, ishte cituar ai duke shtuar se “të gjithë duhet ta kemi dilemën se çfarë do të thotë të jesh njeri”.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se si njerëz, në fund, kemi vetëm njëri-tjetrin – askënd tjetër. Kjo do të thotë të jesh njeri – të ndihmosh njeriun afër teje, pavarësisht dallimeve në fe, komb apo çfarëdo tjetër. Kjo për mua është gjëja më e rëndësishme”, citohej ai.  Kur nderi po priste premierën botërore, aktori i Kosovës që jeton në Holandë, në një bisedë të gjatë në emisionin “Nëpër film” në “Kohavision”, në tetorin e vjetëm, kishte folur edhe për “Nderin”. 

Selman Jusufi në rolin e Elez Dokës në filmin “Nderi”

“Për mua ka qenë një rol jashtëzakonisht i vështirë për shkak se kur e kemi filluar projektin, para gjashtë vjetësh, e kemi filluar si një film të shkurtër. Ideja e regjisorit ka qenë ta realizojë një film si një lloj triptiku, do të thotë tri ngjarje të ndryshme, ku rolet kanë qenë të parashikuara të luheshin nga aktorë të njëjtë, mirëpo nëpër periudha të ndryshme kohore dhe nëpër vende të ndryshme. Një ngjarje ka qenë në Mal të Zi gjatë Luftës së Dytë Botërore, një ka qenë në Gjermani në ditët e sotme dhe një tjetër ka qenë po ashtu në Mal të Zi, mirëpo në shekullin 18”, kishte kujtuar ai. Kur u xhirua filmi i parë i shkurtër, regjisori do të vendoste ta realizonte si film të gjatë. “Kështu që përfundimisht e kemi finalizuar filmin për dy vjet. Ka qenë një proces jashtëzakonisht i gjatë. Natyrisht kur fillon me u përgatit për një rol të filmit të shkurtër e pastaj rritesh bashkë me skenar është më vështirë, sepse shumë gjëra nuk i kisha të njohura”, kishte thënë ai. Sipas Rizvanollit, ngjarja është interesante edhe për publikun shqiptar. 

“Filmi bazohet në ngjarje të vërtetë, e cila ndodh gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe bazohet në një roman të një akademiku malazias, Zuvdija Hoxhiq, dhe ka të bëjë shumë me Kanunin e shqiptarëve dhe me nderin, mikpritjen dhe besën. Pra, është një temë të cilën ne e njohim mirë por nuk bëjmë shumë filma për të, e shumë i realizojnë të tjerët ata filma. Por, them se ia vlen vërtet të shikohet”, kishte thënë ai. 

Pos katërshes nga Kosova, në “Nderi” luajnë edhe: Nikola Ristanovski, Igor Bençina, Aleksandar Raduloviq, Branimir Popoviq, Ana Vuçkoviq, Zef Bato Dedivanoviq. Roli i fëmijëve është luajtur nga Elez Axhoviq, Vuk Bulajiq, Merisa Axhoviq dhe Hana Pavloviq./Katror.info

TAGGED:Mali i ZiNderiOscarpeopleshqiptarTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Rivitalizohet kulla në Voksh
Artikulli i ardhshëm Strehimorja e “Ulpianës” dinamizohet me qytet në miniaturë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të miraPeople

Rrugëtimi trevjeçar i Katror Media për të mirën e përbashkët

28 Shikime
People

Rikthimi i madh i Madonnës

14 Shikime
People

Një kryevepër e Pikasos zbulohet në Paris

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?