Që kur u shfaq në skenën e muzikës dhe para publikut, Miley Cyrus ka qenë bjonde, megjithatë, ajo duket se ka vendosur të ndryshojë markën e saj pas hitit “Flowers” që pasoi shkurorëzimin e saj nga Liam Hemsworth, vetëm shtatë muaj pasi u martuan.
Ajo ka publikuar një urim për drejtorin e ri kreativ të “Gucci” i cili debutoi në Javën e Modës në Milano dhe ka treguar ngjyrën e re të flokëve në Instagram duke lënë të habitur adhuruesit e saj, shkruan Katror.info.
Këngëtarja tashmë është brune – flokët i ka ngjyrë kafe të errët dhe ky ndryshim ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut, duke pasur parasysh se ajo kishte tufa të errëta më shumë se dhjetë vjet më parë. Shumë me këtë pamje të re ajo u ka kujtuar fillimin e karrierës së saj, kështu që shumë prej tyre kanë shtruar pyetjen se a po paralajmëron Cyrus projekte të reja./Katror.info