Në Japoni nuk mjafton të kesh paratë e të shkosh të blesh një makinë, më parë duhet të tregosh se ku do ta parkosh. Që prej vitit 1962, me ligjin e quajtur Garage Act, çdo blerës makine duhet të sigurojë një “certifikatë garazhi” të lëshuar nga policia përpara se të regjistrojë automjetin.
Ky rregull kërkon që të kesh një vend parkimi jashtë rruge, brenda një distance prej 2 km nga banesa ose vendi ku do ta përdorësh makinën. Pa këtë certifikatë, tregtarët nuk të japin targat. Sistemi u krijua për të lehtësuar trafikun dhe ngarkesën në qytetet e populluara të Japonisë.
Kështu, në Japoni, blerja e makinës nuk nis në dyqanin e shitjes, por tek parkimi. Një kujtesë e qartë se në disa vende, hapësira është pasuria më e çmuar. /Katror.info