Qytetarët e katër komunave të Kosovës , Prishtinës, Prizrenit, Lipjanit dhe Istogut kanë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e mjekut të tyre familjar.
E kjo u është mundësuar përmes katër shërbimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat u lansuan në Platformën eKosova.
Ky shërbim është aktiv për katër komuna, Prishtinë QMF në Ulpianë dhe Bregu i Diellit, Prizren, Lipjan dhe Istog.
Këto shërbime merren duke ndjekur këta hapa: 1. Hapja e Platformës eKosova; 2. Identifikimi në Platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit; 3. Klikimi mbi shërbimin “Shëndetësia”, njofton e-kosova./Katror.info