Viti 2023 duket se ka qenë me frymë pozitive për sa i përket bizneseve në Kosovë.
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se në Kosovë përgjatë gjashtëmujorit të parë të 2023-ës janë regjistruar mbi 5754 biznese të reja, ndërsa janë mbyllur 837 biznese ekzistuese.
”AKB-ja ka bërë një studim rreth regjistrimit dhe shuarjeve të bizneseve për gjashtë mujorin e parë 2023 dhe periudhën e njejtë të 2022,nga kjo del se për këtë gjashtë mujorin e 2023 në Kosovë janë regjistruar 5754 biznese dhe janë mbyllur 837 biznese ekzistuese. Mirëpo në gjashtë mujorin e vitit të kaluar 2022 janë regjistruar 5680 biznese dhe janë mbyllur 944 biznese”, thuhet në njoftim.
Ky trend ka rritur numrin e hapjes së bizneseve në proporcion me vitin e kaluar, si dhe ka ulur numrin e shuarjes së biznesve krahasuar me vitin paraprak. /Katror.info
Përgatiti:
![](https://katror.info/wp-content/uploads/2024/02/Jetlira-Ademi-new-150x150.png)