Pas qindra ndeshjeve të realizuara gjatë këtij vikendit në turneun ndërkombëtar të pingpongut Prishtina Open 2024, në orën 20:00 do të zhvillohet finalja e seniorëve në kategorinë e meshkujve, për të përcaktuar fituesin e këtij turneu madhështor, njoftojnë organizatorët.
Në turnë të zhvilluar në standarde të nivelit evropian, ku garuan afro 300 lojtarë nga 20 shtetet, klubi i pingpongut Priping e dëshmoi edhe njëherë se janë të mundshme organizimet të kualitetit botëror edhe në qytetin tonë.
Prishtina si qytet evropian i sportit 2024, ishte nikoqir i dhjetëra evorpianëve të cilët garuan nga data 7 deri 9 qershor në Pallatin e Rinise.
Në mbremje do të keni mundesinë të shihni ndeshjen finalë e cila do të fillojë në ora 20:00, në Pallatin e Rinise ne Prishtinë, njofton Klubi i Pingpongut, Priping.