Kur jemi në prag të shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shumë aktivitete janë organizuar në nivel vendi.

E përjashtim nuk po bëjnë as shkollat. Nxënësit me ndihmën e mësuesve të tyre po zhvillojnë aktivitete të ndryshme, një i veçantë është bërë në shkollën “Xheladin Gashi- Plaku” në Komoran të Drenasit, shkruan portali rtv21.tv
Arsimtarja e Artit, piktorja Egzona Haxhiu bashkë me nxënësit e saj kanë realizuar murale të ndryshme në muret e shkollës të cilat përfshijnë, simbolet shtetërore e deklaratën e Pavarësisë./Katror.info
