Federata e PingPongut të Kosovës ka zgjedhur kryetarin e ri, nëpërmjet kuvendit të jashtëzakonshëm të mbajtur sot (e premte).
Nehat Çitaku është tashmë në krye të Federatës së PingPongut të Kosovës, i zgjedhur me 18 vota nga 35 vota të vlefshme, raporton Katror.info.
„Në kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur me 19 janar 2024, ku ishin pjesëmarrës 37 delegatë me të drejtë vote, me shumicë të votave (18) nga 35 vota të vlefshme, zgjedhjet i fitoi Nehat Çitaku që do ta ketë mandatin deri në vitin 2025“, thuhet në njoftimin e Federatës së Pingpongut në Facebook.
Federata e PingPongut të Kosovës ka uruar Çitakun duke i uruar sukese përmes postimit zyrtar. /Katror.info