Nënkolonel Meriman Suka ka pranuar zyrtarisht kredencialet si Atashe Ushtarak me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë. Me këtë hap, Kosova forcon përfaqësimin e saj në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimit ushtarak me një nga partnerët strategjikë më të rëndësishëm, shkruan Katror.info.
Në lidhje me këtë ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci përmes një postimi në Facebook.
“Është akredituar atasheu ynë ushtarak si përfaqësues i shtetit të Kosovës në Republikën e Turqisë. Nënkolonel Meriman Suka, ka pranuar kredencialet si Atashe Ushtarak me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Turqi. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me shtetin turk në aspektin e mbrojtjes, si dhe eksplorojmë projekte të reja ushtarake në të ardhmen”, ka shkruar Maqedonci në Facebook./Katror.info