Tashmë këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani e ka konfirmuar se liderët e partive politike janë ftuar në takim, raporton Ekonomia Online.
“Takimi është ftuar për nesër në orën 12:00”, tregoi Kupina për Ekonomia Online.
Kujtojmë që me 26 tetor, Albin Kurti si mandatar për kryeministër nuk ka arritur që të sigurojë 61 vota për ta formuar Qeverinë. Me 56 vota “pro”, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Tani i takon presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të vendosë për hapat e mëtejmë./Katror.info









