Nesër fillon edicioni i pestë i Festivalit ”Art Without Limit”.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale nga Art Without Limit International Film Festival.
Art Without Limit International Film Festival, është një festival që përmes artit kinematografik ndriçon storiet dhe talentet e personave me aftësi të kufizuara.
Festivali është paraparë të mbahet përgjatë tri datave, nga 1 deri më 3 dhjetor, në Kino Armata.
Ndër tjerash në njoftim theksohet se ka një përzgjedhje të kujdesshme të 50 filmave të shkurtër ndërkombëtarë , ndër ta dokumentarë, filma artistikë si dhe animacione.
Po ashtu përgjatë ditëve të festivalit do të ketë edhe një varg aktivitetesh të tjera, përvec shfaqjes së filmave artistikë, si panele diskutimi,punëtori, si dhe ceremonia e ndarjes së cmimeve.
Ceremonia e hapjes do të jetë nesër, nga ora 19:00, ditën pasuese, më 2 dhjetor do të shfaqen filmat si dhe të realizohen aktivitetet tjera. Ndërsa, ditën e fundit, më 3 dhjetor, do të jetë ceremonia e mbylljes si dhe ndarja e cmimeve
‘’Së bashku për art, aktivizëm dhe miqësi’’ theksohet në njoftim.
Ky festival ka për qëllim të ngrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat dhe përvojat e personave me aftësi të kufizuara si dhe të nxisë përfshirjen e tyre në art dhe kulturë.
Pëmes artit dhe filmit, synohet bashkimi njerëzve dhe krijimi i një platforme ku të gjithë të ndihen të lirë të shprehin veten pa frikë. /Katror.info
Përgatiti:
