Vendimin për të mos ndarë fjalëkalimet, Netflix tani ka filluar ta zbatojë edhe në katër vende të tjera.
Tani, abonuesve në Kanada, Zelandën e Re, Portugali dhe Spanjë, ju ndalohet të ndajnë fjalëkalimin ose duhet të paguajnë një tarifë shtesë nëse duan që miqtë dhe familjarët që nuk jetojnë me ta të ndajnë llogarinë e Netflix.
Netflix vlerëson se 100 milionë njerëz në mbarë botën përdorin llogari të përbashkëta.

Goditja e të ardhurave nga llogaritë e përbashkëta po ndikonte në aftësinë e Netflix për të investuar në përmbajtje të reja programore. Ajo ka thënë se po planifikon të zgjerojë qasjen e re në më shumë vende në muajt e ardhshëm.
Deri më tani ka qenë e lehtë për abonentët të ndajnë hyrjen dhe fjalëkalimin e tyre me miqtë jashtë shtëpisë së tyre.
Në vitin 2017, Netflix madje dukej se po sanksiononte praktikën kur shkroi në Twitter “Dashuria është të ndash një fjalëkalim”.
Në gjysmën e parë të 2022, Netflix pa që numri i abonentëve të tij të bien ndjeshëm. Ai shkurtoi qindra vende pune dhe vendosi çmime për të mbuluar kostot në rritje./Katror.info