Namibianët votuan për presidenten e parë grua.
Një luftëtare për liri e kthyer në politike, e cila ka luftuar prej kohësh për të drejtat e grave, bëri histori këtë javë duke u zgjedhur presidentja e parë grua e Namibisë.
Netumbo Nandi-Ndaitwah (në foto) është një figurë e njohur në politikën namibiane. 72-vjeçarja luftoi kundër forcave pushtuese kur vendi i saj ishte nën sundimin e Afrikës së Jugut dhe jetoi në mërgim në Zambi, Tansani dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku bëri një diplomë në Marrëdhënie Ndërkombëtare, shkruan Positive News, përcjell Katror.info.
“Populli namibian votoi për paqe dhe stabilitet,” tha Nandi-Ndaitwah, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të martën. Fitorja e saj është kundërshtuar nga rivali Panduleni Itula, i cili pretendoi se votimi ishte “i mangët”. Sipas Komisionit Zgjedhor, Nandi-Ndaitwah mori 57% të votave, ndërsa Itula mori 26%.
Nandi-Ndaitwah ka qenë prej kohësh një mbështetëse e të drejtave të grave.
Në vitin 2002, ajo arriti të kalonte Ligjin për Luftimin e Dhunës Familjare në Asamblenë Kombëtare të Namibisë. /Katror.info
Përgatiti:
