Me 13-17 nëntor zhvillohet Ora e Kodimit në shkollat e Prishtinës e gjithandej.
Lidhur me këtë ka njoftuar nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu e cila përmes një videoje të shpërndarë në Facebook, ka thënë se përmes këtyre aktiviteteve stimulohet mendimi kritik dhe kreativiteti tek fëmijët.
”Fuqizimi i fëmijëve tanë me aftësi kodimi shkon përtej teknologjisë. Prandaj, ju ftoj t’i angazhojmë ata me sa më shumë aktivitete përreth kodimit sa më herët që të stimulojmë mendim kritik e kreativitet për punësim e arritje të garantuar nesër në secilën industri”, ka thënë ajo.
Ekipi bashkëpunues i Shoqatës Profesionale të Informaticientëve (SHPIK), i cili ka përkthyer kurrikulën në Code.org në gjuhën shqipe, nga niveli parashkollor e deri në klasën XII, janë kontribues edhe në vazhdim së bashku me partnerët e tjerë, për të bërë përgatitjet në të gjitha shkollat pjesëmarrëse të kryeqytetit.
”Tanimë, në bashkëpunim e partneritet të gjerë me shumë partnerë, të gjitha përgatitjet janë bërë për të pasur një javë të suksesshme të kodimit në të gjitha shkollat pjesëmarrëse të Kryeqytetit”, thuhet në postimin e SHPIK. /Katror.info
Përgatiti:
