Nga marsi të gjithë fëmijët e Kryeqytetit mund të vlerësohen falas nga psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
“Vlerësimi multidisiplinar- përfshin vlerësimin e aftësive të përgjithshme, komunikuese si dhe psiko-sociale të fëmijëst. Ky vlerësim do të bëhet nga një ekip e profesionistëve ku përfshihet psikologu, logopedi dhe ergoterapeuti. Më pas ky ekip profesionistësh mund të adresojë nevojat e pacientit, nëse duhet trajtim tutje,” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës në Facebook.
“Prindër, edukatorë dhe mësues, ju lutemi nëse vëreni që fëmijët kanë nevojë për vlerësim të tillë, orientohuni për termin në QKMF- Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Katror.info