katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Moti sot kryesisht me diell
    8 hours ago
    Italia, vendi i parë në BE me ligj për Inteligjencën Artificiale 
    8 hours ago
    350 mësimdhënës trajnohen për të sjellë shkathtësi të gjelbra në klasa
    1 day ago
    Betohen 19 kadetët e rinj të Akademisë Ushtarake – gjenerata 2029
    1 day ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nga tingujt në mision: Katrori dhe muzika rock
    3 hours ago
    ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit me 4.58% në TM2 të këtij viti
    5 hours ago
    3 vjet Katror – lajmet e mira vazhdojnë!
    8 hours ago
    Prishtina hap fushën e parë të futbollit të dedikuar për vajzat
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Nga tingujt në mision: Katrori dhe muzika rock
    3 hours ago
    Tre vjet Katror: Si është të bësh gazetari konstruktive në Kosovë
    3 hours ago
    Cardi B në albumin e ri sjell bashkëpunime me shumë yje
    5 hours ago
    RAYE publikon “Husband” dhe njofton turne botëror për 2026
    8 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple lanson ndryshimin e madh tek iPhone
    3 days ago
    Spotify lejon dëgjimin e çdo kënge falas
    4 days ago
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    1 week ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niigata – zemra e sakes japoneze
    8 hours ago
    Sa vezë duhet të hamë në ditë?! 
    5 days ago
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    1 week ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Omani, thesari blu i Gadishullit Arabik
    7 hours ago
    Nëse po planifikoni një udhëtim në Azi, ja çfarë ju sugjerojmë ne!
    1 day ago
    5 arsyet pse ju sugjerojmë të shkoni në Monaco!
    1 day ago
    Venecia zgjat tarifën e hyrjes për vizitorët ditorë
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga tingujt në mision: Katrori dhe muzika rock
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Nga tingujt në mision: Katrori dhe muzika rock

Last updated: 20/09/2025 1:00 PM
10 Shikime
Shpërndaje
Foto: Mahir Elshani

Për muzikën nuk ka nevojë të flitet apo të shkruhet; ajo flet vetë me tingujt e saj, të cilët kënaqin veshët, ngrohin zemrat dhe pasurojnë shpirtin. Por, në shekullin 20, rock ‘n’ roll-i e shndërroi muzikën në diçka më shumë se vetëm tinguj: i shtoi energji, i dha poezi, mesazh, qëndrim, rebelim dhe i fali muzikës qindra zhanre të tjera. Për këto arsye, për të mund të flitet dhe të shkruhet — shpesh si analizë, kritikë, por më së shpeshti si kënaqësi.

Katrori, tash e tri vite, ka zbuluar dhe shpjeguar shumë gjëra për rock ‘n’ roll-in. Në Kosovë, rock-u filloi të gjejë vendin e vet menjëherë që në fillimet e tij. Publiku që e përqafoi u emancipua përmes tij, duke pranuar vlerat e Perëndimit dhe muzikës së re, e cila, përveçse ishte muzikë, ishte edhe simbol i lirisë personale. Djemtë dhe vajzat që bënin muzikë rock shikonin nga e ardhmja, drejt një bote ku mjafton të kesh një kitarë dhe të thuash atë që ke në zemër e në mendje.

Megjithatë, një pjesë e madhe e publikut e pa me dyshim — si diçka të huaj, të panjohur për veshin dhe mendjen tonë — me paragjykime që ia zvogëluan ndikimin që mund të kishte rock-u në Kosovë. Në mungesë të trajtimit të duhur në media dhe qarqe kulturore, rock-u për një kohë të gjatë mbeti thjesht një zhanër që shpesh nxiste kuriozitet, por jo edhe vlerësim të duhur artistik. Fatkeqësisht, në shtyp shpesh përfundonte në rubrika margjinale, me përmbajtje të parëndësishme, dhe mungonte një qasje më substanciale ndaj rock-ut si muzikë dhe si kulturë universale.

Mundesh me e lexu edhe…

Ndërkohë, zhanret tradicionale — tashmë të shndërruara në diçka “moderne” — dhe ato me ritme nga Lindja gjenin më shumë hapësirë në media dhe, rrjedhimisht, pranoheshin më lehtë nga publiku. Pas viteve 1980, muzika rock në Kosovë gati kaloi në ilegalitet për shkak të rrethanave të kohës. Megjithatë, rock-u mbeti si një shkëmb (rock në anglisht “shkëmb”) i padëshiruar, por i fortë dhe i palëkundur. Në Kosovë, të gjithë ata që janë marrë me rock — muzikantë, kompozitorë, producentë, media dhe publiku — kanë bërë sakrifica të mëdha, si profesionale ashtu edhe personale, për ta mbajtur rock-un gjallë. Në dallim nga stilet e tjera, nuk ka rockerë, gazetarë të rock-ut apo publik që janë pasuruar nga kjo muzikë në Kosovë. Rock-u ka qenë dhe mbetet një shprehje e pastër e dashurisë ndaj muzikës dhe fenomeneve përcjellëse të saj në shoqëri. Sot, situata po ndryshon në favor të rock-ut, falë shumë faktorëve — përfshirë edhe mediat — me modesti, por me afirmim të duhur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 20 shtator u bënë plot tre vjet nga fillimi i punës së katror.info, me sloganin “Katrori i lajmeve të mira” ose “Veç lajme të mira”. Katrori paralajmëronte se, në Kosovën e mbushur me lajme “jo fort të mira”, do të kishim një platformë online ku do të kishte më shumë lajme të mira, sepse edhe në Kosovë ndodhin gjëra të mira, sidomos në muzikë.

Por gjërat dolën më tepër se aq. Katror Media, në qasjen e saj ndaj muzikës, u dëshmua si një medium alternativ që promovoi artin dhe muzikën, me fokus të veçantë në skenën muzikore alternative. Përmes artikujve, videove dhe përmbajtjes kreative, Katrori i dha hapësirë zërave të rinj dhe ngjarjeve urbane si Festivali i Grafiteve dhe Street Party Festival, të gjitha këto të dala nga rock-u. Si media partnere dhe producent, Katrori ka qenë pjesë e festivaleve ndërkombëtare, koncerteve të artistëve vendorë, si dhe ka mbështetur projekte si DefyThem, Jazz me Rona Nishliun dhe performanca të DJ-ve të njohur. Në thelb, Katrori është shndërruar në një zë të rëndësishëm që promovon prurjet kreative dhe urbane, duke sjellë një alternativë të freskët në peizazhin mediatik të Kosovës.

Prej tre vitesh, platforma publikon çdo ditë “Këngën e Ditës”, duke zbuluar pesë fakte që karakterizojnë këngën, si një formë frymëzimi muzikor për lexuesin. Kështu, zbuluam se kënga “Më merr, më ndihmo” nga grupi Telex ishte shkruar në vitin 1979 dhe u realizua pas demonstratave të vitit 1983. Kënga përfaqësonte një lloj revolucioni të guximshëm për kohën, pasi ideja e tekstit ngërthen në vete lirinë e gruas mbi veten e saj, shprehjen e lirë seksuale dhe të drejtën e saj mbi trupin. Por pas demonstratave kënga mori dimension tjetër.

Mësuam gjithashtu se kënga “Layla” e Eric Clapton ishte frymëzuar nga tregimi arab për dashurinë e ndaluar mes Laylës dhe Majnunit. Clapton e shkroi këngën i frymëzuar nga dashuria e tij ndaj Patty Boyd, asokohe bashkëshorte e mikut të tij George Harrison nga Beatles. Mësuam po ashtu se Stevie Wonder, më 1981, këngën “Happy Birthday” e kishte shkruar për ditëlindjen e Martin Luther Kingut, duke nisur fushatën që kjo ditë të shpallej festë kombëtare. Katrori eksploroi edhe mijëra fakte për qindra këngë të tjera.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kur, para gati tre vitesh, më kontaktoi Meti Jashanica, themeluesi i Katrorit dhe mik i imi, për të kontribuar në Katror, nuk e dija nëse në Kosovë kishte apo jo një portal ose revistë të specializuar vetëm për rock ‘n’ roll. As Katrori nuk është i specializuar vetëm për rock ‘n’ roll, por qasja e Katrorit ndaj rock-ut u bë speciale. Rock-u duhej të trajtohej me seriozitet dhe Katrori në këtë pikë është më se i ndershëm me të. Prezantimi i rock-ut në Katror mori dimensionin e një misioni, e jo vetëm si artikuj të këndshëm për t’u lexuar. Kështu unë e kuptova, dhe e kuptova drejt.

Në Katror, në mënyrë antologjike, u trajtuan rrënjët e rock-ut dhe muzikës së popullarizuar në përgjithësi, dhe kuptuam se ato ishin në fushat e pambukut, në shtetet jugore të Amerikës, të kënduara nga skllevërit afrikanë, dhe se ishte një rrugë e gjatë nga ato fusha deri te mikrofoni i Elvis Presley-t.

Fenomeni më i madh muzikor në historinë e muzikës, që quhej Beatlemania ose invazioni britanik në Amerikë, u prezantua gjerë e gjatë në Katror. Katrori shpjegoi se rock-u ka sjellë në muzikë botën akademike, duke u inspiruar nga letërsia. Beat letrarët ishin ndikimi kyç te Bob Dylan, i cili mori edhe Çmimin Nobel për Letërsi. Beat letërsia i dha rock-ut thellësi në përmbajtjen e saj lirike dhe ndikoi në shumë zhanre, të cilat i ngjanin më shumë lëvizjeve sesa zhanreve muzikore, siç ishin punk-u ose grunge-i.

Mike Oldfield dhe Jean-Michel Jarre kanë krijuar disa prej veprave të tyre kryesore falë romaneve të Arthur C. Clarke, me të cilin u bënë edhe miq. Fenomeni Big Brother ose Farm para se të banalizoheshin me reality-show, ishin inspirim i pashtershëm për krijuesit e rock-ut. Me veprat e George Orwellit janë marrë Pink Floyd, Radiohead, David Bowie, Van Halen dhe shumë të tjerë. Aldous Huxley, Carl Jung, Arthur Koestler, Edgar Allan Poe ishin të tjerë autorë letrarë dhe filozofikë që inspiruan botën e muzikës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Personalitetet e rock-ut, që e kishin famën e duhur, e përdorën atë për aktivitete të ndryshme që ndihmonin shoqëritë në kohë të vështira, siç ishte koncerti për Bangladeshin nga George Harrison ose Live Aid, për të ndihmuar Afrikën nga uria. Shumë nga këta Rocker sot konsiderohen personalitetete të spikatur të shekullit 20. As ndaj Kosovës, rocker-ët nuk kanë mbetur borxhlinj: gjatë luftës në Kosovë ata organizuan aktivitete dhe koncerte humanitare për Kosovën; disa madje shkruan këngë të drejtpërdrejta për situatën e atëhershme në Kosovë. Katrori i ka bërë të njohura këto ngjarje, të cilat ishin pak ose fare të njohura në Kosovë.

Rock muzika ka ndihmuar edhe në ndërgjegjësimin e masave kundër racizmit, luftërave, apartheidit dhe diktaturave. Nga koncerti i Woodstock-ut e deri te përfundimi i Luftës së Ftohtë, e edhe sot, rock muzika, më shumë se çdo segment tjetër, promovon të drejtat e grupeve të ndryshme dhe tërheq vëmendjen për shkeljen e tyre. Katrori na ka “ndërgjegjësuar” se rock muzika nuk ka heshtur as kur politikanët dhe madje edhe mediat kanë heshtur. Rock muzika u ka ndihmuar edhe atyre që fati i keq i ka çuar pas grilave të burgjeve, duke mbajtur koncerte në to; disa nga ato koncerte konsiderohen ndër më të mirët në histori, të cilat Katrori ia prezentoi lexuesit kosovar.

Rock-muzika nuk e ka përfunduar ende misionin e vet; aq më tepër, ndoshta sot është më e nevojshme se kurrë më parë, si në mesazhet, angazhimin dhe ndikimin e saj te gjeneratat e reja, ashtu edhe në aspektin krijues-artistik, ku segmentet e tjera artistike gjithnjë e më tepër po i nënshtrohen teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Katrori, po ashtu, nuk e ka mbaruar misionin e vet në lidhje me rock-un: të shkruash për një koncert, album ose personalitet të rock-muzikës është po aq me rëndësi sa të shkruash për një politikan ose ngjarje politike – me gjasë edhe më me rëndësi. Katrori do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Muzika greke – nga muzat e lashta te hitet botërore
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Fjalët që nuk mund të thuheshin u kënduan. Sot i këndon e gjithë bota. Rrënjët e muzikës moderne
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jimi Hendrix: Nga ukuleja me një tel te kitaristi më ndikues në histori të muzikës
TAGGED:ArtiKatror MediaKosovakulturaMediaMuzika Rockmuzikepeoplerocktophome1tre vjetori

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Tre vjet Katror: Si është të bësh gazetari konstruktive në Kosovë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Tre vjet Katror: Si është të bësh gazetari konstruktive në Kosovë

14 Shikime
People

Cardi B në albumin e ri sjell bashkëpunime me shumë yje

5 Shikime
Lajme të mira

ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit me 4.58% në TM2 të këtij viti

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?