Të mërkurën parashihet që të kalojnë më shpesh vranësira, sidomos nga pjesë qendrore e lindore të vendit, ku përreth zonave malore mund të shfaqen kushte për riga lokale shiu, apo ndonjë rebesh të dobët dëbore në vise të larta malore.
Minimalet ende të ulëta, zbresin në -4C e -2C, ndërsa temperaturat maksimale në rritje, shkojnë deri në 10C e 13C. Fryn erë e lehtë dhe mesatare veriore e veriperëndimore 4-8m/s.
Sistemi frontal që vjen me masa të ftohta ajrore përgjatë rajonit ditën e enjte sjell mundësi për të reshura shiu, apo dhe bore me rënie të temperaturave krejt vonë gjatë natës me kalimin në ditën e premte, njofton Mendimi për Motin.
Të shtunën paraqiten mundësi për riga lokale shiu, e të dielen më shumë intervale me diell. Temperaturat mbeten përreth vlerave prej 10C e 13C, deri të shtunën, e tek nga e diela shënojnë një rritje deri në 15C e 16C.
Minimalet mbesin nën 0 gradë C deri të premten, e më pas shënojnë rritje deri në 2C e 4C në fundjavë. Erëra të ftohta veriore e veriperëndimore fryejnë gjatë ditës së enjte dhe të premte, me hove deri në 12 e 13m/s. /Katror.info
Përgatiti:
