Ylli i Athletic Bilbaos, Nico Williams, është gjithnjë e më pranë një lëvizjeje të madhe në karrierën e tij, dhe destinacioni i mundshëm është pikërisht Barcelona.
Sipas raportimeve të fundit nga Mundo Deportivo, sulmuesi i kombëtares spanjolle ka shprehur gatishmërinë për të veshur fanellën blaugrana, madje këtë e ka ndarë tashmë edhe me bashkëlojtarët e tij.
Pavarësisht interesimit të gjatë nga ana e Barcelonës, klubi katalanas ka qëndruar i kujdesshëm dhe nuk ka bërë asnjë lëvizje të drejtpërdrejtë derisa vetë Nico të bënte hapin e parë.
Dhe ky hap tashmë ka ndodhur: Williams është takuar personalisht me drejtorin sportiv të Barcelonës, Deco, për të shprehur interesin e tij për transferim në “Camp Nou”./Katror.info.