Ylli i Hollivudit Nicole Kidman ka ndarë me fansat e saj një periudhë tepër të vështirë të jetës profesionale. Ajo ka zbuluar se kur ka ardhur në jetë vajza e parë Sunday Rose në vitin 2008, aktorja ka menduar të hiqte dorë nga aktrimi. Përkushtimi i saj do të shkonte plotësisht për familjen dhe të voglën e sapo ardhur në jetë.
Por këshilla e nënës së saj e bëri të ndryshonte mendje. Ajo e këshilloi që të mos hiqte dorë plotësisht nga aktrimi, duke i thënë që të mbante mundësi të hapura për të ardhmen dhe të vazhdonte në mënyrë të moderuar. Kidman vendosi të ndiqte këtë këshillë, dhe kjo ndihmoi që ajo të vazhdonte karrierën e saj me sukses dhe sot të vazhdojë të jetë ende emri më i lakmuar në kinematografinë botërore./Katror.info