katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Aplikacioni për raportimin e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve
    10 hours ago
    FSK gati për garën ‘Cambrian Patroll’ në Uells
    11 hours ago
    ATK e AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike
    11 hours ago
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    16 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    18 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    18 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë
    10 hours ago
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    15 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    19 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    16 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    3 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nita Qahili rrëfen se si është ta menaxhosh një galeri
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Nita Qahili rrëfen se si është ta menaxhosh një galeri

Last updated: 12/04/2023 10:13 AM
91 Shikime
Shpërndaje

Si një shtëpi që i dedikohet vetëm artit, galeria “Qahili” hapi dyert një dekadë më parë. E ndërtuar në periferi të Prishtinës, në një ambient të qetë veprat e aktivitetet në të synojnë t’i japin publikut përkushtimin dhe lidhjen e plotë me botën e arteve pamore. Dhe përtej kësaj. E themeluar në maj të vitit 2013 nga familja Qahili me iniciativën e piktorit të njohur, Eshref Qahili kjo galeri është ndër të parat private të hapura në Prishtinë dhe ndër galeritë e vetme private që për një dekadë i ka mbijetuar misionit të saj të vetëm – ekspozimit të artit dhe të lidhjes së artit me publikun.

Nita Qahili e cila e menaxhon këtë galeri nëpërmjet shtyllave të ndryshme programore në një intervistë për AkademiPune ka rrëfyer sfidat e synimet e të menaxhuarit të kësaj galerie.

Bota e artit për Nitën është e njohur për aq sa është ambienti ku ka jetuar. Pra, për aq sa është shtëpia. Kur ndërtuan shtëpinë në periferi të Prishtinës fillimisht ky objekt ishte destinuar si hapësirë e punës për piktorin e njohur, Eshref Qahili. Kati përdhes edhe u shndërrua në hapësirë të punës për të. Krejt çfarë e karakterizon këtë hapësirë është një kuzhinë, disa ulëse dhe plot piktura. Janë cikle që e përshkojnë karrierën e artistit. E gjitha familja njëzëri në vitin 2013 u bindën që katin sipër ta shndërrojnë në galeri. Për Nitën ishte një moment ngazëllimi mbi kujtimet dhe mbi entuziazmin për një vizion të ri në art.

Mundesh me e lexu edhe…

“U pajtuam e gjithë familja sepse galeri të kesh është njëfarë luksi në vete që në njëfarë mënyrë do të merresh me art dhe me artista. Duke e marrë parasysh që unë jam rritur me artista, mu duke shumë diçka “qejf” dhe jo duke e menduar në aspektin e përgjegjësive të shumta që të presin”, ka treguar Nita për AkademiPune.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Galeria në periferi me shumë vizitorë në ekspozita

Së bashku me miqtë e saj Ardit Bicaj dhe Arita Thaqi e regjistruan si OJQ në mënyrë që të përkraheshin me fonde sepse si biznes i artit veçmas në atëkohë ishte vështirë të mbijetohej. Nita kujton se në ngjarjet e para ftesat i dërgonin me postë dhe ato shpesh e arrinin marrësin me shumë vonesë.

“Ja ka filluar si projekt për të cilin nuk kam pasur as idenë më të vogël se si menaxhohet një institutucion kulturor, si dërgohen komunikata , si dërgohen ftesat dhe ka qenë gjithçka e panjohur për mua. Por, profesoresha Sihana Xhaferi  në lëndën e projekt-menaxhimit ka mësuar detaje për shkrimin e një projekti”, ka treguar Nita për AkademiPune.

Kur kthehet dhjetë vjet prapa e kujton që rruga që të çonte te galeria ishte e paasfaltuar dhe gjithë baltë megjithatë njerëzit e përkrahen galerinë dhe atë që ajo synon t’i sillte artit pamor në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Edhe pse qatje larg dhe infrastruktura e tmerrshme, njerëzit kanë gjetur kohë dhe kanë ardhur në ekspozita qoftë për shkak të artistit apo konceptit që e kemi bërë. Kjo ka qenë arsyeja përse na ka shtyrë ta vazhdojmë këtë angazhim”, ka rrëfyer tutje Nita.

Angazhimi kryesor i Nitës ishte që t’i bënte njerëzit të vinin në galeri dhe këtë duke u munduar që bashkë me artistët t’i vishnin muret e galerisë me ngjyra e koncepte të reja artistike. Kjo galeri synonte që nga themelimi t’i bashkonte në një çati artistët e publikun.

“Gjithmonë qëllimi ka qenë që njerëzit t’i duan artistat dhe ta duan artin”, ka thënë ajo. Dhe pikërisht kjo është arsyeja që e ka shtyer Nitën që tash pas dhjetë vjetësh të jetë edhe më e bindur në atë që galeria mund të sjellë.

“Kur isha e vogël, thoja “uee sa interesant me nejt me artista dhe të shoh art dhe thoja a vjen koha që unë të vij vetë t’i shoh ekspozitat. Dëshiroja që këtë t’ua ofroja njerëzve për shkak se atë kohë ishte Galeria Kombëtare e Kosovës, Galeria e Ministrisë së Kulturës dhe “Stacioni” me aktivitete dhe galeri të tjera që hapeshin dhe mbylleshin”, është shprehur tutje ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Studimet në Holandë dhe dëshira për të kontribuar për artin në Kosovë

Nita ka përfunduar studimet në dizajn grafik dhe në Fakultetin Filologjik në gjuhën angleze. Në vitin 2017, Nita shkoi për të studiuar master në Holandë në drejtimin Art, Kulturë dhe Shoqëri  me qëllim që të specializohej në fushën e menaxhimit të një institucioni të artit në apsketin e sociologjisë dhe hulumtimit. Në letrën e aplikimit, Nita kishte shprehur se dëshira e saj është që të kthehet përsëri në Kosovë për tu ndihmuar artistëve dhe artit që të ndryshohet sjellja në shoqëri.

“Ato dy vjet çfarëdo që ka ndodhur ka pasur të bëj me artin në Kosovë. Ka qenë shumë interesant sepse të gjithë profesorët thonin asnjëherë nuk kemi mësuar për artin në Kosovë veç prej gjërave që jemi duke i lexuar te ti. Ato gjëra kanë qenë tejet minimale për shkak se nuk kam pasur hapësirë varësisht prej lëndë”, është shprehur tutje Nita për AkademiPune. Një rreth të artit, me shumë njohuri dhe kontakte që i çuan njohuritë e saj për menaxhimin në një nivel tjetër. Aty Nita filloi ta rishkruaj nga fillimi projektin për pesë vjet të galerisë “Qahili”, ku përfshiheshin shumë fusha të edukimit për të rritur dhe për fëmijë.

“I përfundova studimet, u ktheva dhe sa kam qenë atje jam munduar t’i bëj disa aktivitete por koordinimi ishte me i vështirë përmes telefonit. Buxheti ishte minimal. Mandej thash që kur të kthehem më duhet ta ristrukturoj. Arrita të bëj hulumtime atje dhe fatkeqësisht pas katër muajve kur u ktheva ndodhi pandemia dhe u avullua gjithçka në aspektin që nuk funksionojke si është dashtë”, ka treguar ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Qahili” – në një hapësirë arti e rezidence

Pas disa ekspozitash, galeria shkoi në renovim për pesë muaj. Galeria u rihap në dhjetor të vitit 2022 me disa cikle të piktorit Eshref Qahili.

Gjatë vitit të dytë të studimeve të saj master në Holandë, Nita ka hulumtuar karrierat e artistëve në Kosovë. Hulumtimi i saj përfshinte kombinimin e metodave cilësore dhe numerike dhe krijoi një databazë për artistët kosovarë.

“E kisha problem që t’i mbledhë të dhënat dhe shpresoja që dikush e ka një databazë e cila më shërben dhe më jep më shumë kohë që unë pastaj të merrem me analizimin e tyre. Fatkeqësisht nuk kishte dhe jam ulur dhe e kam krijuar databazën me tepër shumë kategori, kam shfletuar libra, gazeta, katallogje dhe çkado që kam gjetur. Gjithmonë e kam pasur drojën që të gjitha të dhënat dhe burimet të jenë të sakta pasi që ajo mund të hulumtoj në cilësinë e hulumtimit. Bëra 15-20 intervista, i mbledhë, i prezantova dhe aty e ka parë departamenti im taman punën e artistëve”, ka treguar Nita, e cila më pas me ndihmën e shoqes së saj vendosi që të filloi t’i digjitalizoi ato të dhëna me ndihmën e fondit nga presidenca. Pandemia e ndërpreu këtë projekt për pak por që qëllimet e Nitës për t’i bashkuar artistët me publikun nuk ndalen. Sipas saj databaza u mundëson njerëzve që të lidhen drejtpërdrejt me artistët dhe historinë e artit në Kosovë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“E kam krijuar databazën që të mund të bëhet njëfar forme e gjeneralizimit dhe një bazë që mund ta marrësh ta analizosh qat art. Artista dhe një periudhë të studimit në fushën e artit”, ka thënë Nita për AkademiPune.

Nita ka thënë se synimi i krijimit të lidhjes më të fortë të publikut me artistët e ka për synim rritjen e kapitalit kulturor, po ashtu dhe lidhjen mes artistëve vendorë me të huajt.

“Kështu rritet kapitali kulturor në një vend, momentin që rritet kapitali kulturor rrethi yt ka me qenë më i madh, dmth kapitali shoqëror. Momentin që këto të dyja ndërlidhen në një vend atëherë grupe të ndryshme të artit do të shkojnë dhe të blejnë na artistat vendorë që do të ndikojë në rritjen e kapitalit ekonomik”, ka thënë Nita për AkademiPune. Me Galerinë “Qahili” synojnë të krijojnë edhe rezidenca për artistët që galeria ta përmbush synimin e saj të plotë për të qenë hapësirë e artit. Në të ardhmen synojnë edhe muzeun “Qahili” që përmbledhë koleksionin e piktorit Eshref Qahili me mbi 100 punime./ AkademiPune

Përgatiti:

Albana Isufi Jashanica
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Trump riemërton Pentagonin si Departamentin e Luftës
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    The Extraordinary Discovery in Ulpiana – Evidence of Europe’s Common Past
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Izvanredno otkriće u Ulpijani – dokaz zajedničke evropske prošlosti
  • Albana Isufi Jashanica
    https://katror.info
    Zbulimi mahnitës në Ulpianë – tregues i të kaluarës së përbashkët evropiane
TAGGED:galeriMenaxhimpeopleTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosovari lë SHBA-në për Lezhën, mbjell 100 hektarë tokë me arrën më të kërkuar në botë
Artikulli i ardhshëm Filmi ‘Super Mario’ thyen rekord, mbledh shumë marramendëse pak ditë pas publikimit
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Colin Farrell tregon si arriti deri te Hollywoodi: Doja ta provoja jetën në Amerikë

17 Shikime
People

Banksy vjen me mural të ri në Londër

21 Shikime
People

Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës

22 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?