Një person nga Karolina e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjeti një mesazh në shishe, që ishte hedhur shtatë vjet më parë, shkruan cbc snews.

Byron Miller tha se po ecte në një plazh në Manjack Cay, kur vërejti shishen e verës që përmbante një shënim brenda një qese sandviçi. Në mesazh kishte koordinata gjeografike dhe gjashtë emra, por vetëm katër prej tyre ishin plotësisht të lexueshëm.
Një prej emrave ishte Pierce Atwood, që Milleri e kërkoi në rrjetin social Facebook dhe e gjeti personin “e kërkuar”. Ai kontaktoi me të dhe i tregoi për shishen.

Atwood u shpreh i habitur që dikush kishte gjetur mesazhin, ndërsa tha se e kishte hedhur atë në korrik të 2016-s, derisa po peshkonte./Katror.info