katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Platforma eKosova sjell 22 shërbime të reja për autoshkollat
    2 hours ago
    Sonte hapet “Kino Kosova”: 5 net me filma shqip në Bernë
    3 hours ago
    Shpata ikonike e Darth Vader shitet për mbi 3 milionë dollarë
    3 hours ago
    ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Liriona Morina do të garojë në finalen e Young European Lawyers Contest 2025
    4 hours ago
    Dua Lipa bëhet fytyra e re e Apple me iPhone 17 Pro
    6 hours ago
    Bunkeri i Ulpianës hapet si qendër arti dhe kulture
    6 hours ago
    Oda Amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes lansojnë ngjarjen e parë për dronë në Kosovë
    6 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Banksy vjen me mural të ri në Londër
    3 hours ago
    Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës
    7 hours ago
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    1 day ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    4 hours ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    1 week ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    1 week ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ‘Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur’ mbyll ‘PriFest’
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

‘Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur’ mbyll ‘PriFest’

Last updated: 17/09/2023 7:26 PM
355 Shikime
Shpërndaje

Një histori e veçantë, prekëse, rrallëherë e trajtuar, fenomenale, inspiruese dhe njëkohësisht e veçantë në llojin e vetë, ka zbritur mbrëmë në skenën e Kino Armatës, aty ku po mbahet edicioni i pesëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest’, me rastin e premierës së filmit tashmë të suksesshëm “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” me regji dhe skenar të Gentian Koçit.

Fiks kur ora shënoi 19:46, nisi edhe premiera e filmit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”. Dritat u fikën, e së bashku me të edhe shushurimat brenda hapësirës. Bazuar në një ngjarje të vërtetë, filmi ka ardhur si dedikim nga regjisori për babin e tij, ashtu siç u shpalos e shkruar edhe në sekondat e parë kur pamjet e para zunë vend në ekranin gjigand, shkruan KultPlus.

Dy vëllezër binjakë identikë e shurdhmemecë që nga lindja, Agimi dhe Gëzimi (Edgar Morais dhe Rafael Morais) zbulojnë se vuajnë nga një sëmundje gjenetike që gjithashtu do t’i bëjë ata të verbër në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme. Asnjëherë nuk kanë qenë të ndarë nga njëri-tjetri. Jetojnë e punojnë së bashku në një biznes të përpunimit të drurit. Ata ndajnë një banesë të gjerë në Tiranë së bashku me të dashurën e Gëzimit, Ana që luhet nga aktorja shqiptare Drita Kabashi e cila debutoi pikërisht me këtë film.

Mundesh me e lexu edhe…

Por përveç hapësirës, ata janë të lidhur shpirtërisht me njëri-tjetrin. Komunikojnë me shkrime dhe lexim buzësh, por mes tyre ka evoluar një gjuhë private, e cila ka të bëjë më shumë me shkëmbimin e prekjes dhe shikimit sesa fjalët.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

ADN-ja e tyre si binjakë monozigotë është ajo se çfarë kontribuon në film për të ngjallur dhembshurinë më të madhe të parashikuar brenda audiencës. Të dy vëllezërit eventualisht marrin vesh se do të humbasin përgjithmonë dhe plotësisht shikimin si dhe dëgjimin. Në anën tjetër, Ana bëhet pjesë e pandashme e jetës së tyre, për shkak se ajo krejt lehtësisht pranon për të marrë në dorë, marrëdhënien vëllazërore për të dy ata.

Regjisori Gentian Koçi ka bërë një punë të shkëlqyer duke sjellë në vëmendje marrëdhëniet komplekse të njerëzve. Fokusi i tij është vënë direkt mbi fuqinë që kanë mendimet e një personi, kur ai person i caktuar fundoset përbrenda errësirës së trurit të vetë.

Duhet cekur se tre aktorët kryesorë që luajnë në film kishin kaluar gjashtë muaj duke mësuar gjuhën shqipe të shenjave në Shoqatën Kombëtare Shqiptare të të Shurdhërve (ANAD), dhe kjo është dëshmi për dashurinë e madhe të realizimit të një filmi që veçse ka dëshmuar për potencialin e lartë që posedon.

Kjo dramë ekzistenciale që prek thellësisht në shpirt cilindo, ka përcjellë emocione të fuqishme përmes lojës së syve, gjuhës së trupit e gjuhës së shenjave, si dhe me vetëm pak tekst. Interpretimet nga dy aktorët portugezë kanë qenë diçka marramendëse, në esencën më të bukur të fjalës. Ndërlidhja e tyre në lojën e performancave ka shpalosur një kimi organike që është për t’u marrë lakmi. Stili që ka regjisori Koçi nuk është aspak sentimental, por zhdërvjellët nëpërmjet një ritmi të qetë e të heshtur që përkon përgjatë gjithë filmit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rolet dytësore, po ashtu janë njëlloj të çuditshëm në karakter. Përgjithësisht, janë njerëz të mirë, që ndihmojnë njerëzit përreth. Portretizohen në mënyrë brilante, të zgjuar, duke kundërshtuar çdo padrejtësi të mundshme. Jeta e tyre është e zakonshme.

Por, atë se çfarë e bën filmin të ketë një qartësi artistike të pastër si loti, është humori i thukur, përjetimi i pengesave esenciale për jetesë, ngjashmëria fizike e binjakëve, marrëdhënia intime e botës emocionale së binjakëve, dashuria pa kushte e binjakëve si dhe vizualja e skenës finale, plot shpresë tragjike.

Pas shfaqjes së filmit, ishin duartrokitjet dhe brohoritjet në publik ato që zhurmuan sallën në Kino Armatë. Paraprakisht, në skenë për një fjali rasti doli ekipi i filmit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”.

Regjisori Gentian Koçi është shprehur i lumtur për premierën po e dha mbrëmë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest’.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Jam shumë i gëzuar që jam këtu dhe në fakt e kam pritur këtë premierë prej kohësh. Unë po kthehem në PriFilmFest pas njëmbëdhjetë vitesh, andaj jam shumë kurioz të di mendimet e juaja. Faleminderit që keni ardhur sepse filmi është shumë special për mua. Është bërë me shumë dashuri, shumë sakrificë. I bërë bukur, më duket. Kam një kastë fantastike, andaj shpresoj të ju pëlqej.”

Ndërsa, aktorja shqiptare që debutoi në këtë film, Drita Kabashi ka thënë se premiera e filmit në PriFest, është një moment i shenjtë për të.

“Dua që vetëm të ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj që filmi të ju pëlqej. Ky është një moment shumë i shenjtë për mua që po e ndaj me komunitetin tim.”

Kujtojmë se “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” pati premierën botërore në konkurrencën kryesore në Festivalin e Filmit Tallinn Black Nights (PÖFF), premierën nordike në Festivalin e Filmit Göteborg, premierën gjermane në CineVision Competition në 40th Filmfest München, premierën greke në Festivalin e 64-të të Filmit të Selanikut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Filmi fitoi çmime për regjinë më të mirë në edicionin e 41-të të Filmit në Bergamo, “Dielli i Artë” për filmin më të mirë dhe çmimin e kritikëve në Programin SEE në Festivalin e Filmit ‘CineDays’.

“Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” është aplikimi zyrtar i Shqipërisë për Akademinë Çmimet – Oscars 2023.

Filmi është prodhuar nga “Artalb Film Productions” (Shqipëri), në bashkëprodhim me “Maria & Mayer” (Portugali), “Graal Films” (Greqi) dhe “Added Value Films” (Kosovë). /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:historia e verteteNje filxhan kafe dhe kepuce te reja veshurpeoplePRIFesttop2vellezerit

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Jeton Neziraj merr dy çmime në festivalin e teatrove në Podgoricë
Artikulli i ardhshëm Nesër vjen edicioni i gjashtë i festivalit ‘Skupi Kamerfest’

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Banksy vjen me mural të ri në Londër

1 Shikim
People

Mural i veçantë në Ferizaj, frymëzim nga një fotografi e vjetër e Prishtinës

13 Shikime
People

Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?