Presidenti amerikan, Donald Trump ka prezantuar një rrugë të re për imigrantët e pasur që dëshirojnë të marrin qëndrim ligjor në Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur atë “Trump Card” me një çmim prej 5 milionë dollarësh.
Tani ekziston edhe një faqe interneti ku aspirantët mund të regjistrohen në një listë pritjeje, transmeton klankosova.tv.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se “mijëra njerëz po pyesin se si mund të regjistrohen për të përfituar nga ky mundësi për të hyrë në vendin dhe tregun më të madh dhe më të bukur në botë”, duke iu referuar SHBA-së.
“PËR 5 MILIONË DOLLARË, TRUMP CARD PO VJEN,” shkroi ai në postim.
Trump e prezantoi këtë rrugë të re për herë të parë në shkurt, duke e quajtur atë “gold card” (kartë e artë), që synon të lejojë të huajt e pasur të shmangin proceset tradicionale për të fituar qëndrim ligjor.
Termi është një lojë fjalësh me “green card”-in, kartën e qëndrimit të përhershëm në SHBA.
Në postimin e tij, Trump përfshiu një link për në faqen Trumpcard.gov, ku vizitorët mund të regjistrojnë informacionin personal për t’u njoftuar sapo aplikimet hapen.
Në faqen e internetit shihet imazhi i kartës së artë, e dekoruar me fytyrën e Trumpit, Statujën e Lirisë, shifrën “5M” dhe firmën e tij. /Katror.info
Përgatiti:
