katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
    1 hour ago
    Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s
    2 hours ago
    KEK shtyn afatin për bizneset për lidhjen e kontratave për furnizim me energji elektrike 
    2 hours ago
    Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    3 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    4 hours ago
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    6 hours ago
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    6 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mitrovica do të mirëpres 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    2 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Një libër për rock grupin MAK, që po e pret botimin
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Një libër për rock grupin MAK, që po e pret botimin

Last updated: 07/08/2023 7:04 AM
173 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kryelajmi

Në vitet shtatëdhjeta në Kosovë kishte nisur të lulëzojë muzika rock, kurse padyshim se njëra prej grupeve më të njohura ishte grupi MAK nga Mitrovica, i formuar në vitin 1973. Atëbotë Naim Kurteshi nga Gjilani, ishte dhjetëvjeçar, por ai ishte i dhënë pas muzikës së këtij grupi, të cilin e adhuronte shumë dhe që nga ajo kohë e deri më tashti ai mbetet adhuruesi më i madh i këtij rock grupi.

Kur në vitin 1976 ky grup po jepte koncert në ish-shtëpinë e armatës në Gjilan, Naim Kurteshi e kishte të pamundur të futej brenda dhe po shikonte e dëgjonte jashtë dritareve koncertin. Me gjithë planin e bërë dhe përgatitjet as djali i axhës së tij, që ishte më i madh në moshë nuk ia kishte dalë të incizonte koncertin në magnetofon, ashtu siç ishin marrë vesh më parë, ngase xhamat e dritareve po dridheshin, shkruan Kryelajmi.

Viti 1985 shënon një kthesë, kur Naim Kurteshi kishte përpiluar një album me pyetje përgjigje dhe duke qenë adhurues i grupit MAK, Naimi kishte dëshirë që pyetjeve të tij t’i përgjigjen pikërisht anëtarët e këtij grupi dhe në 83 pyetjet e tija i ishte përgjigjur Xhevdet Gashi, që në grupin MAK luante në organo. Naim Kurteshi me fanatizëm i kishte ruajtur ato përgjigje dhe ende adhuronte atë grup muzikor, megjithëse grupi ishte shpërndarë në vitin 1978.

Naim Kurteshi në moshën e rinisë

Mundesh me e lexu edhe…

Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s

Naim Kurteshi vazhdonte të mbante kontakte me Xhevdet Gashin, kurse gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, tre orë para se të arrihej marrëveshja në Kumanovë, nga banesat e tyre nga forcat serbe ishin nxjerrë dy anëtarë të këtij grupi, solisti Haki Misini dhe Mehmet Tupella, baterist.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Naim Kurteshi e kishte përjetuar rëndë faktin se për fatin e këtyre dy anëtarëve të grupit nuk dihej asgjë. Ai në këtë periudhë shkroi 8 poezi, të cilat i dedikoheshin grupit MAK dhe krahas 20 këngëve të këtij grupi, ai nisi të mbledh artikuj të shkruar për këtë grup, fotografi, kastën që enkas për të ia kishte incizuar Xhevdet Gashi dhe shfrytëzoi shumë materiale në gazeta që ishin shkruar për këtë grup, duke qenë se babai i tij Mehmet Kurteshi – Pozharani me pedanteri kishte ruajtur shtypin e kohës në shtëpinë e tij.

Sikurse familjarët e Haki Misinit dhe të Mehmet Tupellës edhe Naim Kurteshi ishte shumë i brengosur për fatin e tyre, andaj i prekur thellë dhe i zhgënjyer për mos zbardhjen e fatit të tyre ai pushoi një kohë në mbledhjen e materialeve dhe kur më 2005 u gjetën eshtrat e dy anëtarëve të këtij grupi dhe u rivarrosën ata dhimbja u rrit edhe më shumë.

Në vitin 2022 te Naim Kurteshi sërish u ngjall dëshira që të bëjë diç për grupin e tij që e adhuronte aq shumë, që së paku të lë një broshurë apo skripte për këtë grup dhe shtytja më e madhe ishte nga Xhevdet Gashi, që ky projekt të shndërrohej në libër, andaj Naimi nisi edhe më tepër të hulumtojë materiale, të intervistojë anëtarët e mbetur të grupit dhe libri u kompletua në masë dhe u bë gati për botim.

Një ëndërr po bëhej realitet, një libër i veçantë për muzikën tonë rock dhe për kulturën tonë po shihte dritën dhe duke qenë i tillë, autori me të drejtë kërkoi nga Ministria e Kulturës që ky libër të gjejë përkrahjen financiare, kurse e dinte se edhe donatorët do të ishin aty. Por, përgjigja ishte e befasishme, ministria nuk e përkrahu librin, kërkonte më shumë hollësi, të dhëna për përmbajtjen e librit, të cilat autori me kohë i kishte sqaruar në kërkesën e bërë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Unë edhe më tej besoj se një libër i tillë duhet të përkrahet nga shteti, kompanitë e individët”, thotë autori Naim Kurteshi, që shton se libri do të përkthehet edhe në gjuhën angleze nga profesori Avni Islami dhe shton se libri është paraparë të ketë tre kapituj, në të cilin do të përfshihet albumi i autorit, krijimtaria muzikore e grupit MAK dhe çfarë kanë thënë të tjerët për këtë grup.

Naim Kurteshi

Ky libër do të zinte vend edhe në bibliotekat evropiane dhe nëpërmjet tij botës do t’i bëhej me dije se në Kosovë roku dhe kultura jonë për këtë muzikë daton që nga vitet shtatëdhjeta, por njëkohësisht botës do t’i bëhej me dije se në Kosovë gjatë okupimit serb gjenocid ka patur edhe në kulturë.

Grupi MAK – Tri gota

Është mëkat që një libër i tillë i veçantë të mos e shoh dritën, andaj ky libër meriton përkrahje nga shteti, komuna e donatorët e libri nuk guxon të mbetet peng i kushteve materiale. Një libër të tillë e meritojnë Haki Misini – solist, Halil Bajraktari – bas kitarist, Sedat Jusufi – solo kitarist, Mehmet Tupella – baterist, Xhevdet Gashi – organo dhe Rexhep Xhemajli – baterist. E meritojnë fansat e shumtë të këtij grupi, e meriton edhe Kosova, që ka shumë pak, për të mos thënë fare libra të llojit të tillë./Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Energjia në treg të lirë: Ndikimi në çmimet e shërbimeve publike
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Rutte bën thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake të NATO-s
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    KEK shtyn afatin për bizneset për lidhjen e kontratave për furnizim me energji elektrike 
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Mitrovica do të mirëpres 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
TAGGED:KosovëmuzikapeoplerockRock Grupi MAKTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ja çfarë do të mund të bëjë Google nëse informacioni juaj i kontaktit privat shfaqet në internet
Artikulli i ardhshëm Këto janë 10 videot më të shikuara në YouTube të të gjitha kohërave

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Mitrovica do të mirëpres 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027

11 Shikime
People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

89 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?