Një pllakë guri 2800-vjeçare është ekspozuar në Irak pasi u kthye nga Italia pas gati 40 vjetësh.
Artifakti është shkruar në kuneiform, një sistem shkrimi në argjilë duke përdorur alfabetin e lashtë babilonas. Autoritetet italiane ia dorëzuan atë presidentit irakian Abdul Latif Rashid në Bolonjë javën e kaluar, shkruan Katror.info.
Nuk dihet ende se si u gjet pllaka apo si arriti në Itali, ku policia e konfiskoi atë në vitet 1980. Ministri irakian i Kulturës Ahmed Badrani tha se mund të jetë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike të Digës së Mosulit, e cila u ndërtua rreth asaj kohe.

Iraku shpesh cilësohet si “djepi i qytetërimit”, ndër të tjera njihet edhe për shkrimet e para në botë.
Në fund të shekullit të tetë, Bejt al-Hikmah (Shtëpia e Urtësisë) ishte shtëpia e bibliotekës më të madhe të librave mbi shkencën, artin, matematikën, mjekësinë dhe filozofinë. Grabitja e antikiteteve në këtë vend u intensifikua pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja 20 vjet më parë.
Presidenti irakian vlerësoi Italinë dhe tha se do të punojë për të kthyer të gjitha pjesët arkeologjike të historisë së Irakut nga jashtë. /Katror.info