Pranvera është stina e rritjes dhe rinovimit, dhe koha e përsosur për të filluar dekorimin e shtëpisë me lule dhe bimë të cilat përveç estetikës kanë shumë përfitime shëndetësore.
Pranvera këtë vit erdhi brenda natës, duke e transformuar peizazhin me ngjyrë sepie në një peizazh të te gjelbër, dhe pas një dimri te vështirë për shumë njerëz, me tensione gjeopolitike, luftëra, vështirësi ekonomike është mëse e mirëpritur.
Pranvera është një kohë e shkëlqyer për të sjellë gjelbërim në ambiente të mbyllura, duke adoptuar bimë shtëpiake.
Bimët mund të transformojnë pamjen e çdo dhome në shtëpinë tuaj, duke shtuar gjallëri ne cdo mjedis.
Shtimi i vazove me lule mund t’i japë hapësirës tuaj një ngjyrë pa pasur nevojë të investoni shumë. Bimët janë më të lira se mobiliet dhe shumica e dekorimeve të tjera të shtëpisë.
Por përveç estetikës, ka pasur studime të panumërta që vërtetojnë përfitimet e bimëve shtëpiake në shëndetin tonë mendor. Të qenit pranë bimëve mund të zvogëlojë stresin, mund t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt nga virozat e stinës dhe madje mund t’ju bëjë më produktivë.
Një studim gjatë bllokimit të Covid-19 në Bullgari zbuloi se njerëzit me bimë shtëpiake ose një kopsht ndjenin më pak simptoma depresioni dhe ankthi./Katror.info