Njerëzit janë të prirur të ndihen mirë kur kryejnë akte dashamirësie ndaj të tjerëve, një tipar i domosdoshëm në çdo qenie të gjallë që evoluon për të jetuar në grupe shoqërore.
Kryerja e akteve të mirësisë për njerëzit e tjerë ishte më efektive në reduktimin e simptomave të depresionit sesa planifikimi specifik i aktiviteteve për hir të kënaqësisë, zbuloi një studim i ri, shkruan Good News Network.
Studimi kërkoi të testonte metodat e terapisë konjitive të sjelljes, një trajtim jo farmaceutik për depresionin dhe ankthin që është provuar se funksionon përmes përballjes me modelet e mendimit dhe sjelljes që çojnë në mendime depresive ose ankthioze, dhe duke u larguar me vetëdije prej tyre.
Metodat përfshinin akte të rastësishme dashamirësie, të tilla si blerja e kafesë së një të huaji në Starbucks ose pjekja e biskotave për postierin, si dhe planifikimi i aktiviteteve argëtuese dy herë në javë dhe “rivlerësimi kognitiv”, i cili i trajnn njerëzit me depresion ose ankth të regjistrojnë mendimet nxitëse dhe të meditojnë në mënyrë aktive se çfarë do të zvogëlonte stresin që rezulton prej këtyre mendimeve.
Pjesëmarrësit do të regjistronin një sërë ndjesish si matje para studimit, gjatë studimit dhe pesë javë pas përfundimit të tij. Këto përfshinin ndjenjat e izolimit social, vetëdijes në publik ose kënaqësinë nga jeta.
“Ne menduam se, nëse do të kishte një avantazh të një grupi mbi një tjetër, mund të ishte grupi i regjistrimit të mendimeve, pasi kjo është një mënyrë kaq e provuar dhe e vërtetë për të trajtuar simptomat e depresionit [dhe ankthit],” bashkautorja Jennifer Cheavens e Universitetit Shtetëror të Ohajos, tha për Revistën Greater Good.
“Por grupi i mirësisë doli po aq mirë ose edhe më mirë, dhe ai grup gjithashtu pati rritje në lidhjen sociale që nuk ndodhi në dy grupet e tjera.”
Në të vërtetë, të tri grupet përjetuan përmirësime në matje. Grupi i akteve të rastësishme të mirësisë pati një ndikim shumë më të madh në njohjen pozitive dhe emocionet në fillim të cilat u zvogëluan me avancimin e periudhës së studimit. Të dhënat e mendimeve, ose grupi i rivlerësimit kognitiv pati efektin e kundërt, ku filloi negativisht, por u bë gjithnjë e më i fortë me kalimin e kohës.
Një surprizë tjetër ishte se sa e lehtë ishte për grupin e akteve të rastësishme të mirësisë të kryenin aktet e mira, përcjell Kator Media.
“U habita që nuk ishte një shitje veçanërisht e vështirë,” vazhdoi Cheavens. “Njerëzit në grupin e veprave të mirësisë kishin rezultuar më mirë në disa mënyra sesa njerëzit në grupe të tjera.”
Veprat e mirësisë janë një gjetje veçanërisht e rëndësishme sepse kërkojnë një lidhje me njerëzit e tjerë. Izolimi social është një faktor me rrezik të lartë për mbijetesë; njëjtë sikur të pish 15 cigare në ditë.
Cheavens mendonte se, përveçse një strategji e fuqishme terapeutike, aktet e rastësishme të mirësisë mund të jenë “terapi shtesë” për shumicën e çrregullimeve të shëndetit mendor, duke arsyetuar se sa herë që mund të dalim nga koka jonë, duket se është e dobishme për vetë mirëqenien tonë./Katror.info