Shkencëtarët japonezë kanë zhvilluar një kapsulë të veçantë që i lejon punonjësit të bëjnë një sy gjumë ndërsa janë në këmbë në vend të punës.
“Giraffenap” është modeluar sipas kafshëve me qafë të gjatë si llamat, alpakat dhe gjirafat, të cilat ndonjëherë flenë në një pozicion të drejtë, shkruan Katror.info.
Japonezët njihen si punëtor të mëdhenj që kalojnë 14 deri në 16 orë në ditë duke punuar me zell në punë. Megjithatë, ata kanë nevojë edhe për pushim dhe nga kjo vjen ideja e kompanisë japoneze Koyuju Gohan për të krijuar një kapsulë të veçantë, inovative në të cilën punonjësit mund të bëjnë një sy gjumë gjatë një pushimi në punë.
Kapsula është ka një madhësi përafërsisht sa një kabinë telefonike, rreth dy metra e gjysmë e lartë dhe rreth 1.2 metra e gjerë, dhe përmban një sërë platformash në të cilat një person mund të mbështetet në një pozicion të natyrshëm gjumi, ndërsa muret e veçanta bllokojnë zhurmën që vjen nga jashtë. Ka gjithashtu një sensor tymi dhe ndriçim të matur në kapsulë.
Dizajnerët e kapsulës “Giraffenap” pohojnë se ajo do të ndihmojë në përmirësimin e produktivitetit të punonjësve dhe shëndetin e tyre të përgjithshëm. Kërkimet shkencore kanë treguar se shumë njerëz përjetojnë lodhje fizike dhe stres, por se një sy gjumë i shkurtër gjatë punës mund të përmirësojë shumë performancën e punonjësve. Megjithatë, dizajnerët rekomandojnë që gjumi në kapsulë të mos zgjasë më shumë se 20 minuta, sepse mund të shqetësojë gjumin e natës.
Në të ardhmen, pajisje të tilla mund të gjenden jo vetëm në zyrat japoneze, por edhe në restorante lokale, kafene dhe ambiente të tjera biznesi, duke u dhënë të gjithë punonjësve mundësinë që të rikuperohen shpejt gjatë ditës./Katror.info