katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    14 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    14 hours ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    13 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    14 hours ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    14 hours ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    14 hours ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    1 day ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    1 day ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    4 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    4 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    4 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    5 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    6 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Njihuni me gratë afgane që po sfidojnë talibanët përmes muzikës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Njihuni me gratë afgane që po sfidojnë talibanët përmes muzikës

Last updated: 28/01/2025 7:11 AM
70 Shikime
Shpërndaje
FOTO: Diaspora Arts Connection

Në një skenë dramatike, të mbushur me flakë dhe një atmosferë të errët, këngëtarja afgane Elaha Soroor shfaqet duke thyer prangat në videoklipin e saj të fundit, të publikuar muajin e kaluar, në bashkëpunim me reperen Sonita Alizada.

Fjalët e tyre të fuqishme në persisht, të kënduara me një zë të thellë dhe melodioz, përcjellin mesazhin e një force të pakundërshtueshme: “Kam po aq fuqi sa ata; njihni forcën time dhe shihni rrugën time. Shtatzënë me kryengritjen; durimi nuk është për mua.”

Tekstet e fuqishme, të shkruara nga Soroor dhe Alizada, theksohen nga refreni me brohoritjen “Naan, Kar, Azadi!” (bukë, punë, liri!) – titulli i këngës së tyre dhe një homazh ndaj sloganeve të protestueseve në Afganistan pas marrjes së pushtetit nga talebanët në gusht 2021, shkruan Service95, transmeton Katror.info.

FOTO: Reperja Afgane Sonita Alizada

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Që nga ardhja në pushtet, grupi kryengritës ka kufizuar rëndë të drejtat dhe liritë e grave në vend, duke shtypur njëkohësisht çdo kundërshtim dhe kritikë publike.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, pavarësisht kërcënimeve për dhunë, shumë vatra të vogla rezistence, kryesisht të udhëhequra nga gra, vazhdojnë të përvëlojnë brenda Afganistanit. Dhe është pikërisht ky lëvizje që frymëzon pjesën më të madhe të muzikës së re të krijuar nga muzikantët afganë në epokën pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

Kjo këngë e fundit është bashkëpunimi i parë i Soroor-it me Alizadën, kënga biografike e së cilës, Daughters For Sale (Vajzat për Shitje) e vitit 2014, që trajton të këqijat e martesave të fëmijëve në Afganistan, bëri jehonë ndërkombëtare. Edhe pse të dyja gratë nuk janë takuar kurrë personalisht, Soroor thotë se u tërhoqën nga muzika dhe dëshira e njëra-tjetrës për të amplifikuar historitë e grave afgane.

Për Soroor, e cila kohët e fundit u emërua si një nga 100 Gratë e BBC-së për vitin 2024, muzika është një formë rebelimi paqësor.

“Talebanët po sulmojnë muzikën dhe artistët në mënyrë që të na izolojnë,” thotë ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ata mund të na marrin gjuhën, kulturën, në mënyrë që njerëzit të mos mund të lidhen më me ne. Prandaj ndiej se prodhimi i muzikës është një mënyrë për të luftuar në këtë luftë kulturore, për të mbajtur botën të lidhur me ne”, shton ajo.

Ajo nuk është e vetme

Në një vend ku muzika është e ndaluar, dhe zërat e grave janë madje të ndaluar në hapësirat publike kufizimet e talebanëve vetëm sa kanë forcuar vendosmërinë e muzikantëve afganë, veçanërisht të grave, për të kënduar më fort herë fshehurazi, herë nga vendi i internimit.

foto: Sonita Alizada

Brenda Afganistanit, gratë po mobilizohen në grupe për të kënduar këngë dhe recituar poezi në shenjë proteste. Shumë prej tyre madje regjistrojnë dhe ngarkojnë video duke kënduar, disa të mbuluara me shami, të tjera duke sfiduar hapur ndalimin e talebanëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Nuk jam e dobët si shelgu që lëkundet me çdo erë. Jam nga Afganistani dhe duhet të vuaj, por një ditë do ta thyej këtë kafaz, do ta lë pas këtë poshtërim dhe do të këndoj me gëzim,” këndon një grua afgane me emrin Taiba Sulaimani.

Ky përqafim i ngrohtë i muzikës, veçanërisht i poezisë, ka qenë gjithmonë pjesë integrale e kulturës afgane, shpjegon Soroor.

“Nuk është e zakonshme në kulturën tonë që gratë të flasin gjithmonë për veten e tyre, por ne ruajmë historitë tona, brez pas brezi, përmes këngëve popullore. Ka shumë histori të ndryshme që transmetohen në këtë mënyrë, kryesisht për trishtimin, por edhe për gëzimin”, thotë ajo.

Në vitin 2019, Soroor regjistroi albumin Songs Of Our Mothers (Këngët e Nënave Tona), një koleksion këngësh popullore me të cilat ajo u rrit dhe që tradicionalisht janë interpretuar nga gratë afgane.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kjo muzikë më ndihmoi të kuptoja nënën time, historinë tonë,” thotë ajo. “Ishte si terapi për mua.”

Por një pjesë e madhe e muzikës që muzikantët afganë krijojnë sot përqendrohet në ruajtjen e historisë dhe identiteteve që talebanët po përpiqen të fshijnë.

“Si muzikantë, ne jemi si tregimtarë, ne po regjistrojmë historinë e Afganistanit dhe kulturën e tij përmes muzikës sonë; përmes melodive, fjalëve, madje edhe gjuhëve dhe dialekteve të ndryshme. Dua të ruaj atë që talebanët po përpiqen të shtypin”, thotë Soroor.

foto: Elaha Soroor

Shumë nga këngët e saj këndohen në persisht, por përfshijnë gjithashtu poezi në gjuhë dhe dialekte të tjera afgane, si p.sh. pashto dhe hazaragi. Ajo përdor një përzierje instrumentesh tradicionale afgane së bashku me instrumente perëndimore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Dua t’i them shoqërisë që unë ekzistoj, që jam pjesë e këtij mjedisi. Nuk mund të më fshini,” thotë ajo.

Soroor u bë e njohur në një Afganistan shumë ndryshe, megjithëse sfidues, si konkurrente në një spektakël muzikor të quajtur Afghan Star (me format të ngjashëm me American Idol) në vitin 2008.

Edhe në periudha më të mira, të qenit një muzikante grua në Afganistan nuk ka qenë kurrë e lehtë. Ajo kujton diskriminimin, ngacmimet dhe abuzimet që më në fund e detyruan të shkonte në mërgim.

Në një përvojë shumë traumatike, një video pornografike që qarkulloi në rrjetet sociale afgane iu atribuua gabimisht asaj, duke kërcënuar jetën dhe reputacionin e saj në një shoqëri thellësisht konservatore, duke e detyruar të largohej nga vendi për shkak të kërcënimeve për sigurinë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ajo u largua fillimisht për në Indi në vitin 2010 dhe që atëherë është vendosur në Mbretërinë e Bashkuar.

Soroor ndien një detyrim të ndajë këto përvoja si një dëshmi për historinë komplekse të muzikës afgane për brezat e rinj.

“Ka një varg në këngën Saburi Nesta Karam. Saburi do të thotë durim dhe zakonisht përdoret në një kontekst pozitiv,” shpjegon ajo.

“Këtu në këtë këngë, themi se nuk duam të jemi të duruara më, nuk duam të jemi më ajo grua,” thotë ajo.

“Duhet të vazhdojmë të bërtasim, të vazhdojmë të rebelohemi, të vazhdojmë të prodhojmë muzikë”, përfundon ajo. /Katror.info

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Temperatura të larta sot në Kosovë
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si të kujdeseni për lëkurën pas plazhit: Këshilla të dobishme për fytyrën dhe trupin
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Veshje të zeza nga koka te këmbët – Po, edhe në pranverë!
TAGGED:artistëtArtivismDaughters For SaleElaha SoroorhistoriaInstrumentekëngakulturamesazhimuzikapeoplePoeziaprotestasloganeSong of Our MothersSonita AlizadaTaiba Sulaimanitophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Tradita dhe shija japoneze marrin kupën e artë në pastiçeri
Artikulli i ardhshëm Cila është kompania kineze e inteligjencës artificiale që trazoi tregjet financiare?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

70 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?